Një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata shefin e shërbimeve sekrete serbe, Alexander Vulin, është shfaqur në mediat serbe zjarrfikësi Christopher Hill, ambassador i SHBA në Beograd.
Ne kemi vëzhguar me shumë kujdes aktivitetet e këtij individi dhe kemi dalë në përfundimin se ai është dikush që ne nuk duam që aitë vizitojë SHBA-të, as duam të kemi punë me të apo kontakte. Pra në bazë të këtyre sanksioneve bëhet fjalë për të mbrojtur SHBA-të që është mohimi i vizës ndaj një individi të tillë duke ia hequr mundësinë përtë kryer aktivitet financiar në SHBA. Kemi të bëjmë me sanksione ndaj një individi, jo ndonjë institucioni, citohet Hill.
Është e qartë se mënyra sesi SHBA veproi së fundmi ka detyruar një sjellje të sikletshme, kur një ditë pas një akti zyrtar, një ambasador i një superfuqie jep shpjegime dhe justifikohet për të amortizuar mërinë serbe. Nga ana tjetër, shpallja e Vulin non grata u tha se ishte akt për të ekuilibruar mes Serbisë dhe Kosovës, diçka në fund ët fundit komike për pozitën ku SHBA e vendos veten. Nëse SHBA sillet në këtë mënyrë, atëherë është krejt pa vend t’i kërkosh llogari Serbisë pse ndjek politikën e ekuilibrit Perëndim-Lindje.
Sa për Hill, i konsideruar prej kohësh si një ndër diplomatët më të mirë, ai duket se ka ardhur në fundin e karrierës së vet, pasi lejoi të ekspozohej, qoftë edhe me urdhër nga DASH si gati një lobues i pikëpamjes serbe në Ballkan. Koha për peshkim!