Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se i gjithë aparati shtetëror në Serbi është i ndërtuar për propagandë, teksa ka reaguar për tifozët serbë “Delije” të cilët shfaqën një koreografi gjatë një loje ku paraqitën shkrimin: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

Bislimi ka thënë se “Delije” shpesh dërgon mesazhe të cilat presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, qëllimisht nuk i përmend publikisht. “Ai ka nevojë për veprime të tilla që të ushqejë urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik”, ka shkruar ai.

 

“I gjithë aparati shtetëror në Serbi është i ndërtuar që media, sporti, arti, kultura, shkenca, të përdoren si mjete propagande dhe që të nxisin dhunë, terror, tensione dhe luftë”, ka shkruar Bislimi.

Lexo po ashtu:  Adresimi i Kryeministrit Kurti pas takimit me Ndihmës sekretaren e shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *