Afati i kohëzgjatjes së syzeve, posaçërisht është i rëndësishëm, nëse nuk jeni njëri ndër ata persona të rrallë të cilët çdo sezon i blini vetes syze të reja

Me kalimin e kohës, madje edhe poçet elektrike fillojnë të shndrisin më dobët. Prandaj nuk është shumë befasuese njohuria që edhe syzet për diell kanë afatin e qëndrueshmërisë. Më saktë, një pjesë e tyre.

Hulumtimi i ekspertëve të Universitetit të Sao-Paolos ka treguar që xhamat e syzeve gjatë kohës humbin aftësinë e vet të bllokimit të valëve ultraviolete.

Me fjalë të tjera, disa vite të vjetra syzet nuk do t’ju mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme të diellit njësoj mirë si syzet e reja.

Mungesa e kësaj mbrojtjeje nga rrezet ultraviolete i ekspozon sytë tanë ndaj problemeve serioze, mu siç është rasti edhe me ekspozimin e tepruar të lëkurës ndaj rrezeve të diellit.

Për këtë shkak, ekspertët rekomandojnë që t’i zëvendësojmë syzet në çdo dy vjet, më saktësisht, xhamat e tyre nëse është fjala për modelin pa të cilin nuk mund të jetoni, përcjellë MekuliPress.

Lexo po ashtu:  ‘Prindërit shqiptarë janë egoistë, ju konvenon më tepër të jenë pastër para komshive se sa fëmija i tyre të ndjek ëndrrat’

Arsyeja kryesore për humbjen e mbrojtjes janë mënyra të shumta në të cilat çdo ditë i dëmtojmë xhamat, si me bartjen, ashtu edhe mbajtjen e syzeve në çantë pa këllëf syzash.

Gërvishtjet e vogla të cilat ndodhin me këtë pakujdesi mbase janë të padukshme për syrin e njeriut, mirëpo gradualisht zvogëlojnë efikasitetin mbrojtës të xhamave.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *