Një tjetër talent shqiptar pritet të bëjë emër në futbollin evropian.
Është ky 8-vjeçari Ari Sadrija, i cili po vlerësohet si lojtar premtues nga njohës të futbollit.
Ari i talentuar aktualisht luan në ekipin FC Lausen Schwarz në Zvicër.
Barcelona Camp së fundi ishte në shtetin Helvetik, dhe me paraqitjet e tij ka rënë në radarin e skauteve të këtij klubi.
Madje ai është ftuar edhe në Barcelonë për t’iu bashkuar akademisë së këtij klubi.
I riu është dekoruar edhe me certifikatë nga clubi i Barcelonës.
Suksese këtij talenti të ri që po i bënë krenarë gjithë shqiptarët kudo që janë.