Ylli shqiptar nga Kosova, Rita Ora, po vazhdon promovimin e Kosovës shqiptare në botë.

Artistja shpreh vazhdimisht me shumë krenari përmend prejardhjen e saj dhe këtë e ka bërë edhe së fundmit.

Rita është pjesë e jurisë së “The Voice Australia”, ku në episodin e ri pati një moment të veçantë.

 

Foto: Screenshot/YouTube
Në mesin e konkurrentëve pjesëmarrësve ishte edhe një tjetër talente me prejardhje shqiptare, Sihana Haxhinikaj.

16-vjeçarja mahniti jurinë teksa performoi këngën “Nothing Breaks Like a Heart” të Miley Cyrus.

Foto: Screenshot/YouTube
Por, vëmendjen mori momenti kur Rita e kuptoi se ajo ka origjinë shqiptare dhe e përshëndeti në gjuhën shqipe.

“Më fal si e kishe emrin, se emri më tingëllon shumë familjar, nga ishe?”, e pyeti Rita.

Kur konkurrentja tha se është nga Kosova, ylli i muzikës e entuziazmuar u shpreh se edhe ajo është nga i njëjti vend.

“Nga atje jam edhe unë, nuk ka mundësi, je rritur këtu, o zemër si jeni, mirëmbrëma”, ka thënë Rita në shqip.

Foto: Screenshot/YouTube
Autorja e “You & I” e komplimentoi garuesen për performancën duke i thënë me shaka që të mos brengosej se e ‘ka atë në juri’.

Lexo po ashtu:  Aktorja e parë që nënshkroi kontratë në Hollywood

“Atje nga jam unë nuk ka shumë, prandaj ne jemi të gjithë si familje disi, kur e shoh dikë i thua menjëherë përshëndetje kushërirë, andaj edhe kjo është si kushërirë për mua”, u shpreh artistja duke shkuar në fund për t’i dhuruar një përqafim dhe për të përshëndetur edhe familjen e konkurrentes në prapaskenë.

https://www.youtube.com/watch?v=Csdw8g4gm3g

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *