Historiani Alexis Trud ka thënë se Franca duhet ta tërheq njohjen e shtetit të Kosovës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.13 shtete kanë ndryshuar vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës andaj pse mos ta bëjë edhe Franca, ka thënë historiani Alexis Trud.
Ai është një prej udhëheqësve të peticionit në Francë për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Trud ka paralajmëruar edhe dërgimin e iniciativës në asamblenë kombëtare.

“Kjo do të ishte shumë e mirë në kërkim të zgjidhjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është e qartë se kështu nuk mund të arrihet deri te zgjidhja. Autonomia e Kosovës do të mund të përshpejtonte negociatat dhe pranimin e gjithë rajonit në BE”, deklaroi Trud për “Novosti”.
“Koha është që Parisi ta tërheq njohjen e Kosovës”, shtoi ai. Në të kundërtën, sipas Trud së shpejti do të ngritet edhe çështja e Bosnjës dhe Maqedonisë Veriore që nuk i intereson askujt.




