Mediat raportojnë se dhjetë persona kanë vdekur pasi një aeroplan privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Bosi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin besohet se ka qenë në bordin e fluturimit, kanë njoftuar autoritetet ruse, raporton skynews.

Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka shkuar në platformën X (ish-Twitter) se lideri i Wagnerit dyshohet se ishte në aeroplan.

“Agjencia ruse e aviacionit: Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë. Sipas informacioneve paraprake, 10 persona vdiqën – Ministria ruse e Emergjencave. Ka informacione se mbrojtja ajrore ishte duke punuar në rajonin Tver para rrëzimit të aeroplanit”, ka pohuar ai.

Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe presidentit rus, Vladimir Putinit.

Lexo po ashtu:  SHBA fut sërish Kubën në listën e vendeve që financojnë terrorizmin

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *