Për luftën e Koshares, luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arif Maloku, bashkëluftëtar i Agim Ramadanit dhe Sali Çekajt, ka treguar detaje për luftimet e 9 dhe 10 prillit të vitit 1999.

Ai thotë se, me 9 prill luftimet kanë vazhduar pa ndërprerje, mirëpo pasdite e kanë marr një urdhër për tërheqje nga pozicionet e luftimit, por këta nuk u larguan prej luftimeve.

“Këtë urdhër ne “Cobrat” me komandant Naserin nuk e zbatuam, nuk kemi pranuar që të tërhiqemi pasi që para urdhrit të tërheqjes ne kishim dërguar Milaim Mazrekun që të shkoj me shokë të marr një Top 75 mm pa dridhje, të cilin e sjell Milaimi me shokë. Ne Cobrat vazhduam luftimet dhe goditjet e para dhe me Top 75 mm pa dridhje i realizuam së bashku me Milaimin, Albertin, Demushin”, thotë Maloku për gazetën “Bota sot”.

Ai vazhdon tutje kujtimin e kësaj dite se, kishin në dispozicion 8 apo 9 predha, ku për një kohë e kanë ndërprerë sulmin me armë të zjarrit dhe para se të terrohej kanë vërejtur se ushtarët serbë kanë filluar të grumbullohen përreth objektit dhe në objekt, dhe përnjëherë i kanë hedhur predhat e fundit për atë ditë ku kanë dëgjuar britmat e serbëve duke kërkuar ndihmë.

Ai shton se, me këtë sulm “Cobrat” e kanë tmerruar armikun serbë.

Luftëtari i UÇK-së, thotë se natën e 9 dhe 10 prillit, rreth orës 23:00 së bashku me komandant Naserin dhe me Skënderin kanë vazhduar për në Bazën e Cobrave në Padesh, te shtëpia e Sadikut, dhe aty janë takuar me Agim Ramadanin dhe Sali Çekun, kurse ushtarët e këmbësorisë kanë mbetur të bëjnë roje gjatë natës pranë mitralozit kundër ajror deri në mëngjes.

Lexo po ashtu:  "Kurrë mos e tradhëto atdheun, familjen dhe miqtë"

“Naseri me Saliun dhe Agimin kanë dalë në katin e dytë të vetëm për të biseduar për zhvillimet e më tejme luftarake, kurse ne ushtarët e tjerë pa humbur kohë kemi filluar terjen e uniformave pasi kushtet klimatike ishin të liga, si me të reshura të shiut, skllotës dhe borës, varësisht prej lartësisë mbidetare”, shton ai.

“Pasi e kaluam natën, në mëngjes jemi përgatitur sikurse edhe ditën e parë për vazhdimin e luftimeve dhe kemi vazhduar në drejtim të Kazermës së Koshares, ku me vete kemi marrur dhe predha të topit pa dridhje 75 mm, dhe pa u vërejtur jemi pozicionuar në pozicionet sulmuese. Aty ishte një qetësi e madhe edhe pse ne e dinim se serbët kishin pasur kohë të mjaftueshme gjatë natës që të vendosen prapë në pozicionet e fortifikuara, ata nuk u zbulonin dhe prisnin gabimet tona, mirëpo ne ishim të vëmendshëm dhe për një kohë po thuaj se i identifikuam, i zbuluam ku janë pozicionuar si dhe përforcuar dhe rreth orës 10:00 të datës 10 prill 1999 kanë vazhduar sërish luftimet, shtinin dhe me armë snajperike në drejtimin tanë, njëkohësisht ne i asgjësonim caqet serbe”, shton tutje Maloku.

Lexo po ashtu:  U pajis me pasaporta të rreme, për t’i shpëtuar turqve!

Më tej, ai thotë se pas mesditës njësia “COBRAT”, duke e llogaritur mbështetjen e këmbësorisë kanë vendosur që të futen në objekt me luftime pasi që ishin më të përgatiturit për marrjen e objekteve ushtarake.

“Derisa zhvilloheshin luftime të kombinuara edhe me artilerinë e rëndë e të dyanshme ne i afroheshim me luftime Kazermës. Përgatitja jonë ishte aq e mirë dhe i ka tmerruar serbët. Ata s’kanë mundë të besojnë që UÇK-ja ka njësi aq mirë të përgatitura për luftime. Andaj ushtarët serbë, nga paniku dhe frika kanë braktisur objektin nga dera e pasme, por edhe më tej gjendeshin nga ana e poshtme e Kazermës nëpër pozicionet ku akoma hapnin zjarr, njashtu në drejtim të objektit dhe nga forcat tona është shti ku tani më gjendeshim ne të tre brenda Kazermës se Koshares, vlen ti ceki emrat: Xaj Çela, Komandanti Naser Vllasi dhe unë Arif Maloku, ishim tre ushtarët e parë që ishim futur brenda me luftime në objekt. Për momentin, deri sa u ndërpre zjarri për një qastë nga forcat tona, komandant Naseri ka dalë në hyrje të objektit me beretë të kuqe në dorë, duke menduar se e kanë kuptuar tani më forcat tona, se ne jemi në objekt mirëpo përnjëherë nga forcat tona është hapë përsëri zjarr në të, si dhe është kërkua në gjuhen serbe nga Fadil Maloku-Mortaja (kushëriri im i parë) që ne të dorëzohemi, sepse ata akoma nuk kishin kuptuar që ne jemi futur brenda objektit”, thotë ai, duke treguar se falë një vrimës së shkaktuar me top pa dridhje ditë më parë në objekt kanë ra në kontakt me Fadil Malokun-Mortajën dhe janë kuptuar se ata janë brenda, derisa Mortaja i ka njoftuar të tjerët.

Lexo po ashtu:  Marrëveshja antikombëtare midis shtetit shqiptar dhe kishës ortodokse (Berisha-Janullatos) e vitit 2009

“Mortaja ka vazhduar brenda portës së Kazermës dhe menjëherë Naseri dhe ne dy kemi dalë jashtë objektit dhe më pas në shenjë fitoreje ka shti në ajër Naseri e më pas edhe unë. Posa kanë filluar të ofrohen ushtarët tanë, ne “COBRAT” kemi kontrolluar objektin për tu siguruar edhe njëherë se a është braktisur nga ushtria serbe, pasi jemi vërtetuar se gjithçka është në rregull kemi vazhduar për marrjen e bunkerëve dhe pozicioneve si në anën e poshtme të Kazermës, ashtu edhe në anën e sipërme. Fadili është vërsulur drejt istikameve dhe bunkerëve të armikut në anën e poshtme ka pishat me Albertin, Qamilin, Arbenin, Raketen – Isni Ramen, Demushin, Beqirin e tjerët dhe e kanë pas për detyrë marrjen e të gjitha pozicioneve në anenë e poshtme të objektit, ndërsa në anën e sipërme unë me Naserin, ku dhe kemi arritur te bunkeri kryesor që e kanë pas për mbrojtjen e objektit dhe aty kem has në pajisjet e lëna nga ushtarët serbë”, rrëfehet ai. Vazhdon…
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *