Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Ky baba nga Palestina, 23 vite më parë u filmua me të birin Mohammad, që asokohe ishte 12-vjeç, duke u fshehur prapa një shtylle të betonit në një rrugë në Gazë, derisa forcat izraelite qëllonin mbi ta.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në videon e filmuar nga Talal Abu Rahma, kameramani i televizionit francez, shihet Jamal duke tentuar të mbrojë fëmijët e tij nga plumbat derisa bërtet i tmerruar me atë çfarë po ndodhte.

Disa sekonda më pas ndodhë një shpërthim, e pasi që largohet tymi, shihet djaloshi që nuk lëvizë fare në kraharorin e babait të tij të plagosur.

Fotografitë e vrasjes së tij kishin bërë xhiron e botës dhe dyshja u bënë simbol të rezistencës palestineze. Tani, vite më vonë, Jamal po ballafaqohet me një sfidë të njëjtë – derisa varros anëtarë tjerë të familjes së tij.

Lexo po ashtu:  293 vjet nga themelimi i ‘Shën Adrianit’, kolegji arbëresh ku studiuan personalitete të shquara shqiptare

Në videon e postuar në X, shihet duke qëndruar i gjunjëzuar pranë dy kufomave të mbuluar me çarçafë të bardhë, të cilët pretendohet se janë vëllezërit e tij.

“Zoti ta lehtësoftë dhimbjen. Lamtumirë. Na dhashtë zoti durim”, thotë Jamal.

Është një prej momenteve më të rënda të filmuar me kamerë që kur izraelitët filluan ofensivën në Rripin e Gazës si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit.

Jamal, zdrukthëtar dhe moler nga Gaza, më 30 shtator të vitit 2000 u godit me 12 plumba, ku si pasojë i kaloi muaj të tërë në spital derisa u shërua plotësisht.

Tani është një prej dhjetëra mijëra banorë të Gazës, që sërish po përjetojnë tmerret gjatë përpjekjeve të Hamasit që ta neutralizojë Hamasin.

Në një intervistë të rrallë, Jamal tha më 2021 për Anadolu Agency se pamjet e djalit të tij dëshmojnë vrasjen e qindra palestinezëve që kryesisht mbeten të padokumentuara.

“Tmerret që i përjetoi djali im bota nuk i ka harruar. Kurrë nuk do ta harrojnë”, tha Jamal.

Lexo po ashtu:  “Bild” plas sërish “bombën”: Nesër publikojmë përgjimet e reja për mashtrimin elektoral

Banorët e Gazës që janë nën kontrollin e Hamasit kanë thënë se sulmet e mbrëmshme ishin më të rënda në këto dhjetë ditë luftë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *