Në Suedi pritet të mbahet një konferencë dhe seminar për gjuhën shqipe dhe mësimin plotësues.

Nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjikë në Kosovë kanë njoftuar se ky aktivitet po organizohet në bashkëpunim me Lidhjen  e Shoqatave Shqiptare ”Iliria” në Suedi, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri” në Suedi, MASHT-in e Kosovës, SHLP-në e Cyrihut dhe NBV.

“Qëllimi i konferencës dhe seminarit është të mbajë gjallë frymën edukuese të mësuesve të gjuhës amtare, t’i rritë dijet e tyre për mësimdhënien dhe relacionin ndërmjet nxënësit-prindit-mësuesit, si dhe ndërmjet gjuhës shqipe-suedeze dhe ndonjë gjuhe të tretë a të katërt”, thuhet në njoftimin e MDIS-it.

Ndërkaq, ende nuk është njoftuar në detaje se kur dhe ku saktësisht në Suedi do të mbahet ky aktivitet.

Lexo po ashtu:  Marrëveshja sekrete e Biden: Të jap vaksinën, ndalo emigrantët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *