Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Në selinë e Kuvendit shqiptar është zhvilluar sot një episod cilësisht i ri në gjoja përplasjen mes dy kaheve të politikës. Disa deputetë të PD, Fraksioni i Rithemelimit, të cilët janë përjashtuar për disa ditë nga punimet e Kuvendit, nuk janë lejuar të hyjnë brenda. Zgjidhja ka qenë atletike: ngjitje nga kangjellat dhe hyrje nga dritarja.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Njëri mbyll derën, tjetri hyn nga dritarja. Çfarë ligji të bësh që të trajtojë këtë situatë për të cilën padyshim ka përgjegjësi edhe shumica.

Në vitin 2007 ndodhi pak a shumë e njëjta situatë, sikundër në vitin 2008 kur Kuvendi mori vendime jashtë salle. Hyrja nga dritaret në çdo rast është e re. 

Lexo po ashtu:  BE: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer për rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara