Serbia pretendon se nuk do të lejojë kurrë që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të jetë një organizatë joqeveritare. Këtë e deklaroi drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i cili kërkoi që të ketë kompetenca ekzekutive.

“Asociacioni është mekanizmi i vetëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, u shpreh ai.

Petkoviç shtoi më tej se ai duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e Hashim Thacit dhe të Isa Mustafës të vitit 2013 dhe 2015, Kushtetutën e Serbisë, kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

“Kushtetuta e Serbisë është e shenjtë. Nuk ka konferenca mediatike, as referenca në të ashtuquajturën Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, e cila nuk ka besueshmëri jashtë kabineteve individuale apo ambasadave të huaja, që mund ta pezullojë ose anulojë atë”, tha Petkoviç, duke reaguar edhe për deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë.

Lexo po ashtu:  Kurti në mbledhjen e LVV-së: S’do të mund të na ndalin as në jug e as në veri