Kryeministri Albin Kurti kërkoi ekstradimin në Kosovë të Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të cilat kanë kryer akt terrorist në Kosovë duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë.

Radoiçiq në Serbi, sipas Kurtit, është mbajtur vetëm dy orë nga policia dhe është liruar. E për ekstradimin e tij dhe grupit kriminal, kryeministri kërkoi edhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Këto komente kryeministri Albin Kurti i bëri në një intervistë në Vjenë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Ai tha se janë konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim, makina të blinduara e pajise të rënda ushtarake. Po ashtu Kurti përmendi edhe skenarët që Serbia kishte planifikuar t’i përdorte në Kosovë, duke vrarë edhe pelegrinët në Manastir, por edhe klerikët. E po ashtu Serbia kishte planifikuar që do ta përdormi edhe ushtrinë, por kjo nuk ndodhi dhe Serbisë i dështuan planet, tha Kurti.

“Urdhri im për ministrin e Brendshëm ishte zero viktima te civilët, asnjë plumb nga policët tanë në murin e manastirit. Çfarë na duhet tani është ekstradimi i këtij grupi të Milaln Radoiçiqit. Ai është paraburgosur  për pak orë dhe është liruar menjëherë. Brigada  Veriore dhe Mbrojtja Civile , dy organizata terroriste të shpallura të tilla më 20 qershor të këtij viti. Tani na duhet ekstradimi i Radojçicit”, tha Kurti.

Liberalizmi është shumë i dobishme, por edhe shumë i vonuar, pasi që Kosova i ka plotësuar kushtet vite më radhë, e tash na duhet integrimi në BE, marrja e vendit kandidat dhe shpresoj që me zell i përgjigjemi pyetjeve të BE-së. Po ta fitonim liberalizimin para disa viteve ishte ngjarje e madhe, tanimë nuk është e madhe.

Lexo po ashtu:  Donika Gërvalla: Mbi 40 vjet kanë kaluar nga dhjetori i vitit 1979 kur Babi detyrohet të largohet nga Kosova e robëruar për të mos u kthyer më asnjëherë - Ai që nuk e di se nga vjen, ai nuk e di as se për ku është nisur.

Kurti këtu foli edhe për punësimin jashtë vendin, për tregun e punës, por edhe për remitencat.

Në pyetjet edhe para gazetarëve, kryeministri tha se është hera e tretë që merr pjesë në këtë diskutim, derisa tha se brenda pak ditësh arrin në përmbushjen e dy të tretave të mandatit të tij si shef i qeverisë, ndërsa këtë periudhë e konsideroi të suksesshme.

“Që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, kemi pasur edhe përparim ekonomik edhe demokratik. Kemi pasur rritje ekonomike prej 10 .6 % të bruto produktit vendor në vitin 2021, në vitin 2022 ishte 5.2%, ndërsa në këtë vit 3.8% rritje reale”, deklaroi Kurti, i cili foli edhe për eksportin, krizën energjetike dhe zhvillimet tjera ekonomike në rajon.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=7703836526309904