Duket se Ballkani i Hapur është reduktuar në një kornizë dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, e ku protagonisti publicitar, Shqipëria, mungon. Kështu, sot njoftohet se kryeministrja serbe, Ana Brnabiç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski kanë nënshkruar një memorandum mbi bashkëpunimin në transportin hekurudhor. Dokumenti parashikon ndërtimin e linje të shpejtë që do lidhë Beogradin dhe Shkupin, përmes Nishit. Në konferencën për shtyp Brnabiç dhe homologu Kovaçevski megjithatë kanë zgjeruar spektrin gjepolitik dhe ekonomik të aksit duke kujtuar një rrugë të vjetër europiane.

Ky memorandum mbi bashkëpunimin ka të bëjë me një linjë, qëllimi përfundimtar i së cilës është kë lidhë Athinën, Selanikun, Shkupin, Nishin, Beogradin, Lubjanën dhe Salzburgun dhe do të ketë po ashtu një këmbë në Budapest. Në diskutuam specifikisht seksionin Shkup-Nish-Beograd dhe lidhjen e tij me aeroportin e Shkupit, është shprehur kryeministri maqedonas.

Lexo po ashtu:  Autoriteti palestinez dhe Liga Arabe dënojnë hapjen e zyrës çeke në Jerusalem