Të martën, më 28 nëntor, në kuadër të 111-vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të zhvillohet Parada Kuq e Zi 2023.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet 3D si do të zhvillohet parade e shkruan se ideja ka ardhur nga një grup të rinj në diasporë.

Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada pritet të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore. Në 106-vjetorin e Pavarësisë, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e këtyre festave duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.

Në një intervistë për Euronews Albania kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi detaje nga programi i bashkisë në dy ditët festive për 28-29 Nëntorin.

Veliaj tregoi se ‘Parada kuqezi’ është planifikuar për më 28 nëntor, nëse moti do të jetë i përshtatshëm, dhe mund të shtyhet maksimumi me një ditë.

“Parada në 28 nëntor pritet të nisë në orën 11:00, një parakalim nga sheshi “Nënë Tereza” në drejtim të sheshit Skënderbej ku do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit. Parada pritet të zgjasë disa orë, deri nga ora 2. Pasdite do vijojnë festimet dhe në darkë do të ketë një koncert të grupeve popullore të festivalit të Gjirokastrës. Në 29 nëntor Nata e Bardhë, do jenë bashkë të gjithë artistët më të mirë si Noizi, Ledri dhe të tjerë”, tregoi Veliaj.

Lexo po ashtu:  The Economist: Lindja është ngritur, Gjermania ka rënë, Britania ka dalë jashtë. Një rend i ri në Europë! Kush e ka drejtimin?