Pse u përjashtua Petro Marko nga Fakulteti Letërsisë së Athinës?

Petro Marko (1913-1991), një ndër romancierët më të mirë shqiptarë, është përjashtuar në rininë e tij nga universiteti i Athinës. Kjo, sepse e provokoi rektori në ndjenjat kombëtare.
Ka qenë viti 1935, kur Marko, arratiset nga Shqipëria për në Greqi, për shkak të përndjekjes nga autoritetet, ku regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë së universitetit shtetëror të Athinës.
Studime që do detyrohet t’i ndërpresë vetëm pas pak muajsh, pikërisht prej incidentit të mësipërm.

S’janë fort të qarta rrethanat që sollën përplasjen e shkrimtarit me rektorin, përveçse që ky i fundit e lëndoi atë në krenarinë kombëtare. Sipas jetëshkrimit të Markos, rektori grek e ka provokuar studentin shqiptar, duke shprehur habi “që një himariot të diplomohej si mësues i shqipes”. Por, replika e Petros, ka qenë mjaft therëse. Ai mësohet t’i jetë përgjigjur flakë për flakë titullarit të universitetit me fjalët : “Turp për ju grekët! Që ende sot në shekullin e XX-të, jetoni në kohërat e Bizantit”. Replikë kjo, që solli në mënyrë të pakthyeshme, përjashtimin e tij një herë e përgjithmonë nga universiteti.

Lexo po ashtu:  Gjendet një qyp me monedha të lashta romake

Më pas, ai regjistrohet në një universitet privat, në degën e ekonomisë. Por, s’ishte e thënë që të mbaronte studimet. Rikthehet në atdhe dhe pas një internimi të shkurtër në Porto Palermo, si pjestar i revistës antizogiste “ABC”, udhëton në Evropë dhe ndalet në Spanjë, ku bëhet vullnetar i brigadave antifashiste internacionale ndaj regjimit të Frankos.
Petro Marko, ka qenë njëri nga shkrimtarët më patriotë shqiptarë. Kjo manifestohet në pjesën dërrmuese të veprave të tij, krahas qëndrimit si i tillë gjatë jetës së tij.

Pas çlirimit, regjimi komunist i Enver Hoxhës, e dënon me disa vite burg, kurse më pas i ndalon botimin. Pjesën më të madhe të kohës, punon gazetar në gazeta të ndryshme, ndërkohë që njihet si njëri nga shkrimtarët tanë më prodhimtarë. Nga pena e Markos, kanë dalë veç të tjerash vepra, si : “Nata e Ustikës”, “Retë dhe gurët”, “Qyteti i fundit”, “Hasta la Vista” etj. Ndërkohë, pa më të voglin dyshim, ai mbetet njëri nga prozatorët më të mirë edhe të Letërsisë shqipe për fëmijë, me romanet “Shpella e piratëve” dhe “Fantazma dhe plani 3+4”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Çfarë është Nata e Kadrit (Nata e madhe)?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *