Na ishte njëherë gazeta në letër

Gazeta në letër po vdes së bashku me njërëzit që e lexojnë atë. Ndoshta për dikë është e vështirë të ndërpres prodhimin e tillë mediatik, por media digitale po “e vjedhë” dhe po e vret gazetarinë në letër.

Të nderuar kryeredaktorë,
Të nderuar botues,
Është momenti i fundit që gazeta shqipe në letër të mendoj që të ndërtoj një “gazetari digjitale”, profesionale, objetkive, gërmuese, demokratiprodhuese, humane e kombëtare.

E themi këtë sepse do të vijnë aksionarë të fuqishëm, biznismen të pasur, jo-shqiptarë, ndoshta rus, kinezë, bugar apo serb, që do të mendojnë digjitalisht e gjeo-politikisht, dhe do e varrosin modelin e vjetër të gazetës në letër.
Për ne, si komb e si shoqëri, që akoma nuk e kemi të rregulluar sitemin politik demokratik e as të përfunduar çështjen nacionale, ky monopol, i mundshëm, i “gazetarisë digjitale”, e i udhëhequr nga “duart e huaja”, do të ishte i gjeo/politikisht i papërshtatshëm, ndoshta, ekonomik edhe e dëmshëm.

Redaksia MekuliPress

Lexo po ashtu:  Marrëdhënia jonë me lajmet, “historia më toksike e dashurisë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *