Gëzim Mekuli

Mediat shqipe më shumë po gatuajnë ndodhi, informacione dhe lajme të pavlera e spektakolare, se sa informata dhe lajme të rëndësishme e të dobishme për popullin.
Lajmi i cili për popullin do të ishte lajm i dorës së dytë apo tretë, lancohet si një lajm i rëndësisë së “veçantë dhe jetik”, duke anashkaluar dhe “harruar” problemet, varfërinë dhe telashet e këtij populli.

Ja katër lajme konkrete, që janë veçori tipike të këtij lloji të gazetarisë që po dominon në mediat shqipe të UNMIK-ut:
1. “Ramush Haradinajt ja dhanë vizën për Amerikë”!
2. “Hashim Thaçi e mori vizën para Haradinajt për të udhëtuar në SHBA”.
3. “Britania ja dha vizen Ramushit”.
4. “Ambasadorit i pëlqejnë petullat”.

Ky lloj lajmi për opinionin publik të Kosovës nuk zgjon aspak interesim. Këto janë lajme të parëndësishme për publikun e Kosovës. Në krahasim me tragjedinë kolektive të të rinjve siç janë: papunësia, pamundësia materiale për arsim, arsimimi dhe edukimi jocilësor, pasiguria, mungesa e sigurimit shëndetësor, invalidor dhe pensional, këto lajme janë ofenduese dhe tallëse.

Kjo mënyrë e lansimit të “lajmeve” të padobishme, tallëse e spektakolare, nga ky lloj i grupit politik medial, nuk realizohet pa qëllime. Vetëdija e opinionit publik, – sipas sjelljes së disa mediave -, lë të kuptosh se, në këtë pjesë të rruzullit tokësor, ka nevojë për intervenime politike mediale, “riinstalime kulturore dhe risocializime kolektive”

Lexo po ashtu:  Të mirë-informuar, por të çorientuar: Kriza e së vërtetës, është gjithmonë një krizë e shoqërisë

Monopoli i agjencive të lajmeve informative

Ka 30 vite që jetoj në perëndim (RF Gjermane dhe në Norvegji) dhe ka kohë që më ka bërë përshtypje transportimi dhe ndërtimi i lajmit. Konkretisht, më ka provokuar vëmendjen lancimi i çështjes shqiptare, luftës në Kosovë dhe ndodhive politike të pasluftës që zhvilloheshin dhe po zhvillohen në këtë vend. Kosova nuk paraqitej objektivisht. Kosova dhe shqiptarët si komb, edhe sot, nuk shfaqet nga shumë agjenci, profesionalisht, objektivisht dhe shkencetarisht. Dhe, jo vetëm nga media ndërkombëtare, më e keqja është se media shqipe është e keqja dhe liderja e së keqes.

Ja çfarë thonë dy profesorë shkencash:

Schneider dhe Raue dy profesorë shkencash informatike thonë“Agjencitë informative vendosin në një masë të madhe, se cili lajm “guxon” të shtypet ose lansohet/shpërndahet dhe cilat lajme “nuk guxojnë” as edhe njëherë, të depërtojnë, të bëhen publike e të nguliten në vetëdijen e shumicës se opinionit publik”!

Institucionet dhe politikat shqiptare në Kosovë nuk e kanë të themeluar agjencinë kombëtare informative. Ajo është duke u zëvendësuar nga disa gazetarucë dhe “specialistë mediash”, kombëtare e ndërkombëtare. Në mungesë të mosnjohjes së mentalitetit dhe aspiratave të këtij populli, këta “specialistë mediash” e këta gazetarucë, në mënyrë jo të kënaqshme dhe shpesh manipuluese, e bëjnë keqinformimin e opinionit publik. Shembull: Rasti i Demarkacionit, bisedimet me Serbinë, monopoli mbi thëngjillin dhe burimeve të ujti në teritorin e Kosovës, marrëveshja për detin me Greqinë, Gjykata speciale kundër UCK-së etj.

Lexo po ashtu:  Radio Televizioni i Prishtinës, i pari televizion në Kosovë, sot shënon 75-vjetorin e themelimit.

E në anën tjetër për mediat, të cilat nuk kanë pavarësinë ekonomike dhe politike, – dhe gjithsesi për politikat e UNMIK-ut, EULEX-it dhe të Qeverisë, konsiderohet e papranueshme dhe joprofesionale nëse bëhet lartësimi dhe shkëlqimi i këngës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

Disa media shqipe, nuk kanë guxim, që në mënyrë objektive dhe të pavarur të kritikohet, të debatohet dhe të monitorizohet rrjedha dhe proceset e politikave ekonomike, sociale e kombëtare në hapësirat shqiptare. Dëshirohet që mediat të përkthejnë dhe citojnë, besnikërisht e masovikisht, agjencitë informative të Beogradit që ligjdhënësi/zbatuesi i tyre i preferon.

Lajmi kontrollohet
Një ofertë e madhe e “pakontrolluar” lajmesh rrjedh sot në botë nga agjencitë informative ndërkombëtare: Shembull: dpa furnizon këto media me mbi 600 lajme e informata në ditë, Reuters 480, AP 250, AFP 220, ddp/ADN mbi 300. Dhe, kështu çdo ditë lancohet nga një “libër enciklopedik” lajmesh e informatash me mbi 1300 faqe. Dhe këto vetëm nga 5 agjencitë më të mëdha në botë. Temat e mëdha dhe të rëndësishme shpesh shohin dritën vonë në opinionin publik. Shumë tragjedi, probleme, kombe e shtete shkrihen dhe “harrohen” nga grumbulli i madh i këtyre lajmeve. Dy te tretat e informacioneve, – pra lajmit- lindin dhe lancohen (direkt ose indirekt) nga SHBA dhe Evropa perëndimore. Dhe ky problem është duke u kritikuar me të madhe nga shkencëtarët europerëndimorë të mediave dhe të komunikimit.

Lexo po ashtu:  Sulmi kibernetik, Rama i ashpër me Top Channel: Ndalni menjëherë shpifjet!

Politika kërkon mbështetje nga mediat
Parti politike, qeveri dhe interese ekonomike, religjioze e OJQ kërkojnë nga mediat mbështetje për perforcimin dhe sigurimin e pozitave të tyre. Ato shpeshherë edhe bëjnë marrëveshje të fshehura për “mos-sulm” medial. Nëse këto media, ndonjëherë, nuk përkrahin, nuk prodhojnë e nuk lansojnë besnikërisht idetë, intereset dhe planet e këtyre forcave partiake, ekonomike, kulturore, politike e religjioze, traktati i mos-sulmit medial bëhet i pavlefshëm; Nga pushteti do të pasonin sanksionet: Si për shembull në formën e letrave, thirrjeve telefonike, peticioneve, gjobave materiale, e deri edhe te kërcënimet me jetë dhe kërcnimet për mbylljen e medias.

Mediat ne demokracinë perëndimore, në shikim të parë, duken se janë duke vepruar dhe  të ndërtuara në një liri dhe pavarësi të plote të shtypit, por sipas Chomskys dhe Postamans edhe në këto vende media është e kërcënuar nga totalitarizmi, presioni ekonomik e politik, censura dhe propaganda. Duke mos harruar lajmet e rreme.

Po si mbijeton media shqiptare?

Është e dhunuar dhe e përndjekur kjo nga politika partiake dhe pushteti? Nëse jo nga partia e pushteti, po nga ekonomia a është e përndjekur kjo? Janë këto pyetje të “vogla” për opinionin tonë, por pyetje që kërkojnë përgjigje të mëdha shkencore nga sociologët, filozofët, psikologët, profesorët e shkencave të komunikacionit …etj.
Sa më parë aq më mirë!

Shkrim i botuar në vitin 2006