Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë mundur të kalojnë dot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një rezolutë për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza. Dy vende anëtare të përhershme të Këshillit, Rusia dhe Kina, kanë vënë veton. Rusia ka arsyetuar përmes zëvendëspërfaqësuesit të Përhershëm të Sajit në OKB, Dmitry Poliansky se Rezoluta do të duhet të përmbante thirrjen për armëpushim, më tepër sesa të vinte në dukje nevojën për të. Nga ana tjetër Rusia ka bërë thirrje të votohet kundër rezolutës pasi një tjetër draft është depozituar nga vende të tjera.

Loja me dokumentin në fjalë synon të diskreditojë rolin e SHBA në përpjekjen për paqe në Lindjen e Mesme. Kjo pasi SHBA nuk diti të formulonte një qëndrim të qartë që në fillim të krizës më 7 tetor, duke dhënë mbështetje gati të pakushtëzuar për Izraelin, të cilin sot nuk e kontrollon dot më. Asnjë thirrje nuk i ka bërë përshtypje kryeministrit izraelit Netanyahu që ka vazhduar me planin e ndërhyrjes ushtarake në Rafah dhe me planin e vet për të ardhmen e Gazas. Dhe kur SHBA nuk kufizon dot Izraelin, është e qartë për një pjesë të madhe të botës se SHBA nuk kufizon do më vend tjetër me diplomaci.

Lexo po ashtu:  DEKRETI I GREQISË PËR 12 MILJET? Bushati: Nëse cenohet siguria kombëtare, Shqipëria i ka potencialet për të reaguar…

Sjellja e SHBA me Gazan përsërit atë me Ukrainën. Kriza e qëndrimeve për luftën kundër Rsuisë u vu re me paketën e fundit financiare, ndërkohë që amerikanët nuk ditën t’i përgjigjeshin mirë as propozimit francez për dislokim trupash perëndimore në Ukrainë.

Administrata Biden ka bërë çmos që të mos autorizojë asnjë zyrtar, apo ish-zyrtar të lartë – për aq sa kemi lexuar – që të flasë për nevojën e përgatitjes për luftë, siç kemi lexuar të jenë shprehur përfaqësuesh ushtarakë në Europë.

Ambiguiteti amerikan po provohet edhe në Ballkan, edhe kundër një shteti të vogël si Serbia. Kërcënimeve të presidenti serb për ndërhyrje në Kosovë, SHBA i është përgjigjur me një deklaratë të Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, që teksa ka folur me një gjuhë të butë “për kërcënimin e trupave të NATO-s” në një eventualitet të tillë, ka nxitur Serbinë të vazhdojë të presojë duke përsëritur se Asocacioni duhet të jetë kusht për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Europës.

Lexo po ashtu:  Sinqeriteti/ Haradinaj për Asociacionin: Nuk është produkt i Kurtit, përgjegjës janë dy partitë nënshkruese

Me këto qëndrime, por edhe me apatinë e pashpjegueshme në disa episode apo kriza, administrata Biden ka dëshmuar jo vetëm dobësinë e SHBA-ve, mungesën e një politike të jashtme reale dhe që evoluon në përputhje me raportet e fuqisë, por edhe paaftësi flagrante për të zbatuar të paktën premtimin e Biden kur ishte kandidat për President se SHBA do të hiqte dorë nga ndërhyrjet ushtarake, për të ndjekur opsionin e një diplomacie agresive.

Në Gaza, apo Ballkan, diplomacia amerikane është në rastin më të mirë ambigue dhe me dy porta, duke mos arritur as të qetësojë ata që i quan aleatë, dhe as të miklojë apo impresionojë të tjerët. Fatkeqësia është se në krye të Departamentit të Shtetit është një zyrtar që i ngjan më shumë një burokrati që mbrohet me erudicionin e vet për botën, por jo një njeri që e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë. Dobësia është një shfaqje që perceptohet menjëherë në politikë dhe ajo është mëkat i pafalshëm. Këtë po bën sot SHBA që po dëmton autoritetin e vet në të gjitha drejtimet, ndërkohë që nuk ka ditur më së paku të ofrojë propozime të denja për t’u konsideruar.

Lexo po ashtu:  Rruga e Tretë e Macron: Dialog strategjik me Rusinë. Nuk mund të jetojmë në një botë bipolare SHBA - Kinë

s.zaimi