GJUHA

Një herë e një kohë rronte një njeri shumë i zgjuar, por shumë i varfër.. Për të fituar bukën e gojës ky njeri punonte si kuzhinier tek një i pasur. I zoti mburrej për pasuritë që kishte, ndërkohë që nuk kish asnjë zgjuarsi.
Një ditë pasaniku ftoi disa miq të sërës së tij për drekë. Thirri kuzhinierin dhe e urdhëroi të gatuante vetëm dy gjellë: gjellën më të mirë dhe gjellën më të keqe.
Kuzhinieri i hyri punës dhe gatoi gjellën me të mirë dhe atë më të keqe.

Kur u shtrua sofra, ai shtroi gjellën e parë – gjuhë viçi.
– Kjo është gjella më e mirë? – e pyeti i zoti.
– Kjo – iu përgjigj kuzhnieri.
– Po pse thua qe është gjella më e mirë?
– Ai që ka gjuhë, – tha gjellëbërësi, – mund të flasë e mund të tregojë ç’mendon e ç’ndien.. prandaj gjuha është gjëja më e mirë në botë.
Miqtë që ishin ulur në tryezë i thanë.
– Të lumtë, kështu është.
Pasi përfunduan gjellën e parë, kuzhinieri serviri gjellën e dytë,e cila ishte gatuar po me gjuhë.
Pasaniku u zemërua keq dhe bërtiti.
-Çfarë bën kështu, o i marrë. Më parë the se ishte gjëja më e mirë, ndërsa tani na doli më e keqja!!!

Lexo po ashtu:  Shtatë arsyet pse rrugët në Gjermani janë më të mira se në SHBA

Gjellëbërësi vuri buzën në gaz dhe tha:
– Po,ashtu është, imzot. Gjuha është gjëja më e keqe në botë. Me ndihmën e saj shumë njerëz gjithë kohën flasin veç marrëzira. Këta njerëz të bardhën e bëjnë të zezë, të drejtën e bëjnë të shtrembër, të mirën e të keqe, e kështu me rradhë..
Të ftuarit këtë herë e kuptuan që gjellëbërësi donte të tallej me të zotin e tij dhe të gjithë ata. Po nuk kishin ç’të bënin tjetër veçse të vinin buzën në gaz e të pranonin mençurinë e kuzhinierit.
Kuzhinieri u dha një leksion… /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *