𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐢𝐨 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐯𝐞: 𝐑𝐞𝐡𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭𝐮𝐫𝐩𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐢 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭

Ftesa e bashkëpunëtorëve të Serbisë, si Mehmet Loci dhe të tjerë që kanë maltretuar rininë shqiptare, në studiot televizive është një akt i turpshëm dhe i papranueshëm. Është një fyerje e rëndë ndaj kujtesës sonë historike dhe një goditje ndaj familjeve të atyre që vuajtën nën dhunën dhe tradhtinë e tyre. Kur shtetet e tjera përparimtare janë përballur me bashkëpunëtorët e armikut, kanë vepruar me drejtësi dhe vendosmëri për të mbrojtur dinjitetin kombëtar. Ja për shembull Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore dënoi pa mëshirë bashkëpunëtorët e nazizmit, duke i nxjerrë para drejtësisë ata që i shërbyen nazizmit. Franca dhe Norvegjia i ndëshkoi kolaboracionistët pa mëdyshje, ndërsa Britania nuk lejonte asnjë hapësirë publike për ata që kishin tradhtuar vendin.

𝐏𝐨 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐣𝐦𝐞̈ 𝐧𝐞 𝐬𝐨𝐭, 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝e𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬?

Në vend që të mbrojmë kujtimin e viktimave, ne ftojmë nëpër media publikisht ata që shërbyen pushtuesit serbë, duke lejuar dhe duke pranuar rehabilitimin e tyre përmes ekranit. Çdo fjalë e një UDB-ashi në studio televizive është një thikë pas shpine për viktimat dhe një provokim i rëndë për familjet e të dënuarve politik. Më e keqja është se përmes këtij akti, ne po pranojmë kolaboracionizmin si diçka normale dhe po krijojmë një klimë të rrezikshme ku tradhtia relativizohet dhe maskohet si “𝒎𝒆𝒏𝒅𝒊𝒎 𝒏𝒅𝒓𝒚𝒔𝒉𝒆”.

Lexo po ashtu:  - Pa ekonomi, një shtet i qytetnuem s’mundet të jetojë, e me kohë, do të bahet rob i huaj.

Mediat shqiptare, duke i ftuar këta individë, po i kthejnë në figura publike ata që duhej të ishin vetëm kujtim i hidhur i së kaluarës. Ky është një dështim i rëndë profesional, etik dhe moral. Gazetarët që japin hapësirë për fjalën e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve me Serbinë po bëjnë më shumë dëm se çdokush tjetër, duke rihapur plagët e kombit dhe duke poshtëruar kujtesën kolektive. Në këtë mënyrë, ne nuk jemi duke mësuar nga e kaluara, por po e përsërisim atë, duke i kthyer UDB-ashët (tradhtarët) në zëra “të respektuar” të shoqërisë sonë.

𝑻𝒆̈ 𝒏𝒅𝒆𝒓𝒖𝒂𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,

kjo nuk është liri e fjalës; është abuzim me lirinë dhe me të vërtetën. Rehabilitimi i spiujve nuk është çështje mendimesh të ndryshme, por një akt i qëllimshëm për të çorientuar shoqërinë dhe për të rishkruar historinë në favor të tyre. Bashkëpunimi me Serbinë përmes ekraneve tona është një turp që duhet ndalur me çdo kusht.

Tradhtarët dhe bashkëpuntorët e Serbisë nuk kanë vend në publik, por në skutat e turpit dhe të harresës.

Lexo po ashtu:  Greqizimit i jugut të Shqipërisë/ Gjuha shqipe sipas tabelave në Jugun e Shqipërisë humb statusin si gjuhë shtetërore dhe quhet gjuhës pakice kombëtare.

Është koha që mediat shqipe të marrin përgjegjësinë e tyre dhe të ndalojnë këtë lojë të rrezikshme. Duke ftuar këta individë, ne po i hapim derën armiqve të vërtetë të kombit dhe po rehabilitojmë tradhtinë në sytë e brezave të rinj. Duhet të mbrojmë kujtesën, dinjitetin dhe të vërtetën historike, duke mos lejuar që zëri i tradhtisë e i Serbisë kolonizatore të dëgjohet as në studio e as në zemrat tona.