BE po kthehet në një koloni financiare të SHBA-ve. Ish-kryeministri italian, Enrico Letta, thotë se kjo vjen nga pronësia që kanë Shtetet e Bashkuara mbi të dhënat bankare të qytetarëve evropianë dhe dominimi i sistemeve globale të pagesave.

Letta, raporti i fundit i të cilit mbi tregun e vetëm pritet të formësojë shumë debatin e politikave të BE-së në mandatin e ardhshëm, paralajmëroi gjithashtu se refuzimi i vendeve anëtare për të hequr dorë nga kontrolli i sektorëve të tyre bankarë vendas për të fuqizuar një treg evropian ndërkufitar rrezikon të përkeqësojë gjendjen financiare të Evropës dhe ta nënshtrojë akoma më shumë në raport me SHBA-të.

Unë mendoj se ne po bëhemi gjithnjë e më shumë një koloni në aspektin financiar,” tha Letta në një tryezë të organizuar nga Bruegel, institut i politikave të BE-së me bazë në Bruksel.

Ajo që për mua është e çuditshme është se në të gjitha vendet e ndryshme [BE] ka një garë për të ngritur flamurin tonë kombëtar. [Por kjo është e ngjashme me] ngritjen e flamurit tonë si koloni,” tha ai.

Pra, ne duhet të punojmë në anën tonë dhe të lëmë statusin e një kolonie, për shembull, të sistemit financiar dhe të integrohemi,” shtoi ai.

Letta argumentoi se argumentoi se transaksionet financiare dixhitale aktualisht ndodhin pothuajse ekskluzivisht përmes platformave amerikane – qofshin ato midis palëve evropiane apo amerikane.

Kjo do të thotë se kontrolli i sistemeve të pagesave dixhitale nga firmat amerikane jo vetëm që u lejon atyre të nxjerrin tarifa të larta për përpunimin e transaksioneve me bazë në BE, por njëkohësisht lehtëson pronësinë e tyre mbi të dhënat personale të qytetarëve evropianë.

Platformat amerikane të bazuara në të dhëna janë pronarë të të gjitha të dhënave tona dhe ne jemi një koloni e tyre,” tha ai.

Në prill, Enrico Letta botoi një raport me të cilin u bënte thirrje politikëbërësve të BE-së që të punojnë për të forcuar një treg evropian për sektorin financiar – një nga industritë kryesore që ishte lënë e pa adresuar në kohën e krijimit të tregut të vetëm të BE-së në vitet 1990, krahas telekomit dhe energjisë.

Mes të tjerash, ai sugjeroi centralizimin e mbikëqyrjes financiare dhe harmonizimin e regjimeve të taksave dhe falimentimit.

Leta drejton aktualisht Institutin Jacques Delors në Paris.