Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Ktheju tokës”.

Ashtu siç është edhe protokolli i Eurovisionit, këngëtarët merren në pyetje.

Radha i erdhi edhe Maliqit, e cila nuk ishte shumë e qartë në atë që kërkonte të thoshte.

Ajo na kujtoi përfaqësuesen e disa viteve më parë në Eurovision, Eneda Tarifën, e cila nuk dinte të artikulohej në anglisht dhe kërkonte ndihmën e asistentes së saj.

Koha tregoi se ka edhe më keq sesa Eneda Tarifa. Maliqi përtej artikulimit shumë të dobët, ngatërrohet në kohët e foljeve apo termat.

Në një moment, Maliqi kërkon të thotë se pas skenave këngëtarët kërcejnë, mirëpo nuk arrin që ta artikulojë siç duhet, ku në vend të fjalës “stage” ajo përdor “scenes”, të cilën gjithashtu nuk e shqipton siç duhet.

Në fund Maliqi fillon të qeshë me mbiemrin e saj, ndërsa i thotë gazetarit që do t’ja shpjegojë më vonë kuptimin.

Në një rast tjetër, Maliqi ngatërrohet me kohën e shkuar të foljes “sleep” që do të thotë të flesh. Në vend që të thonte “slept”, Maliqi ka shqiptuar “slipt”.

Lexo po ashtu:  Kostumet rozë të veshur nga këto të famshëm shqiptarë, trendi më i ri i sezonit

Gjithashtu këngëtarja qesh gjatë kohës së intervistës. Ndoshta e ka përdorur këtë metodë për të mbuluar gafat e shumta. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *