Beniamin Netanyahu ka vënë në diskutim të gjithë kauzën morale hebreje të pas Luftës së Dytë Botërore. Hebreu i sotshëm është infektuar në imazhin e vet nga politika e një kasapi që shpall se po i bën luftë mbarë tiranisë. Bilanci: Vetëm në Gaza mbi 16 000 fëmijë të vrarë.

Sulmet e forcave izraelite ndaj trupave ndërkombëtare të UNIFIL, që janë në kufirin libanez, po zgjerojnë rrezen e tensioneve dhe është për t’u vënë në dukje se SHBA po hesht duke miratuar aventurën e këtij individi. Nëse trupat amerikane u dislokuan sot në Izrael nën arsyetimin se do të menaxhojnë një sistem ajror mbrojtës, BE-ja dhe Franca po bëjnë thirrje që të mos zgjerohet veprimi izraelit në Liban.

Arroganca e Netanyahut, një njeri që ka pasionin e vrasjes – së të këqinjve sipas tij – ka mbërritur deri në një konflikt deklarativ që do të ishte i paimagjinueshëm pak kohë më parë.

Zoti Netanyahu nuk duhet të harrojë se vendi i tij u krijua me një vendim të OKB-së

është shprehur presidenti francez Emmanuel Macron në një mbledhje të qeverisë frënge. Deklarata citohet nga mediat frënge që referojnë një anëtar të kabinetit. Është padyshim qëndrimi më i fortë dhe paralajmërues ndaj TelAvivit që duhet të kuptojë se nuk ka kapacitete të diktojë një lojë të madhe. Herët apo vonë fatura e këtij njeriu do të vijë.

Lexo po ashtu:  Pse u besojmë aq shumë influencuesve, shitësve dhe politikanëve që gënjejnë?

s.zaimi