Ish-diplomati Fatos Tarifa komentoi në Euronews Albania marrëdhënien që pritet të ketë ish-presidenti trump me Kosovën dhe Serbinë nëse ai fiton zgjedhjet.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ai u shpreh se marrëdhëniet gjeo-strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës me SHBA-në nuk përcaktohen nga personi që e drejton Shtëpinë e Bardhë, për më tepër që vetë Trump sipas tij nuk e ka idenë se ku ndodhen gjeografikisht Kosova dhe Shqipëria, apo edhe shtete të tjera të Ballkanit.
“Jam i sigurt që nëse Donald Trump-it do ti bëhej një hartë memece e Ballkanit nuk do dijë se ku është Kosova apo ndonjë vend tjetër. Përgjithësisht amerikanët janë injorantë në gjeogrgrafi, kur bëhej lufta në Irak 30% e tyre nuk e dinin ku binte Iraku. Mbi të gjitha marrëdhëniet e Shqipërisë apo Kosovës me SHBA-në nuk përcaktohen nga personi që e drejton Shtëpinë e Bardhë”, tha ish-ambasadori, përcjellë e pavarura MekuliPress.com





