Lideri i opozitës shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka ngritur zërin (me shumë vonesë) lidhur me hapat pas që po bëjnë të drejtat e shqiptarëve ne Maqedoni, që kur VMRO është rikthyer në pushtet.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), shpreh “shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit në shtetin shumë-etnik”, theksohet në letrën dërguar presidentit dhe kryeministrit shqiptar, liderëve të rajonit dhe zyrtarëve më të lartë evropianë dhe amerikanë. Sipas Ahmetit arritjet e këtyre dy dekadave që rrezikojnë të preken kanë të bëjnë me detyeimin për përdorimin e shqipes si gjuhë zyrtare si dhe me punësimet e shqiptarëve në administratë. Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor lidhur me fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili u miratua shtatë vjet më parë. sipas tij institucionet shtetërore në Maqedonini detyrohen të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20% e qytetarëve të vendit. Kjo përfshin gjuhën shqipe, e cila përmendet si gjuha e një pjese të konsiderueshme të popullatës dhe përkufizohet në nenin e parë të këtij ligji. Gjithashtu, ligji siguron përdorimin e gjuhëve të tjera të komuniteteve me përfaqësim më të vogël se 20%. Gjithashtu më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese e këtij vendi vendosi të shfuqizojë Balancuesin, një mekanizëm të njohur si “balancuesi” që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve etnike në administratën publike.

Ky mekanizëm ishte krijuar për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001 dhe siguronte që përqindja e punësimeve të përputhej me përbërjen etnike të popullsisë. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, popullsia e Maqedonisë së Veriut numëron rreth 2 milionë banorë, nga të cilët 54.21% janë maqedonas dhe 29.52% shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë pjesëtarë të komuniteteve më të vogla. Sipas këtyre përqindjeve dihet të ishin edhe raportet e punësimit.

Lexo po ashtu:  Organizata humanitare Oxfam: Një në tre njerëz në botë nuk ka ujë të pastër - Tre miliardë nuk kanë mundësinë të lajnë duart në në shtëpi.

Sipas letrës së Ali Ahmetit, 3 vendimet e fundit – plani për shfuqizimin e Ligjit të Gjuhëve, ndalesa për identifikim të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i shumicës qeveritare- BDI doli forca e parë mes shqiptarëve por nuk u përfshi në koalicionin qeverisës-, paraqesin kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit në tërësi.

“Këto 3 goditje të mëdha ndaj themeleve të Marrëveshjes së Ohrit përbëjnë kërcënim serioz për paqen, stabilitetin, harmoninë ndëretnike dhe demokracinë shumë-etnike në Maqedoninë e Veriut. Këto nuk janë thjesht çështje të brendshme politike, por kanë pasoja të rënda për rajonin dhe për stabilitetin e tij”, theksohet në letër.

Zgjedhje e fundit që u zhviluan në 9 maj sollën një ndryshim radikal në vendin fqinjë. Opozita e VMRO-DPMNE- shënoi një fitore bindëse ndërsa LSDM-ja pësoi një humbje të thellë. Edhe në bllokun shqiptar, ndryshimi qe radikal. Ndonëse doli para me mbi 30 mijë vota BDI e Ali Ahmetit, koalicioni opozitar VLEN u bë pjesë e qeverisë. Tani shqetësimi është se mos e djathta nacionalise që ka aq shumë vota sa e mban qeverinë edhe pa shqiptarët zbraps të drejtat që ata i arritën pas kryendritjes së armatosur të UČ̣K dhe marrveshjes së Ohrit.

Lexo po ashtu:  Qeveria dhe Pensionet/ Rritje e madhe, befasi e këndshme në familje