Shoqatat atdhetare në Fier kanë nisur që tani përgatitjet për 80-vjetorin e Çlirimit të vendit dhe 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky flamur gjigand me përmasa 800 metër katror, është qepur nga një nga rrobaqepësit më me zë në Fier dhe e financuar nga Shoqata atdhetare për Unitet dhe bashkim. Flamuri në fjalë do të shpaloset në një qytet që organizatorët e mbajnë surprizë deri në ditët e festive të nëntorit 28 dhe 29.

Kristaq Ziu, kryetar i SHAUB, apelon që flamurin kombëtar i gjithë shqiptarëve ta duan të gjitha ditët e vitit dhe jo vetëm në festa apo stadiume.

Lexo po ashtu:  Duhet të ndryshojmë mënyrën si hamë – OKB jep alarmin: Revolucion, ose do vuajmë pasojat e ngrohjes globale