Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Netanyahu e motivoi vendimin me një “krizë besimi” që “u thellua gradualisht”.

Vendin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes e zë ministri i Jashtëm, Israel Katz.

Masa vjen pasi Izraeli po përgatitet për një sulm të drejtpërdrejtë iranian dhe pasi IDF nën komandën e Gallant ekzekutoi një sulm të suksesshëm ndaj Republikës Islamike që synonte objektet e saj të prodhimit të raketave.

Në mes të një lufte, më shumë se kurrë, kërkohet besim i plotë midis Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes,” tha Netanyahu, teksa shpalosi arsyetimin e tij për largimin e Gantz-it.

Lexo po ashtu:  Shafrani i vërtetë mund të kushtojë mbi 10 mijë dollarë për kilogram – Çfarë e bën atë kaq të shtrenjtë ?