Nëntori ka hyrë thellë në historinë e popullit shqiptar, duke u bërë një kalendar ngjarjesh që shënjojnë rrugëtimin tonë si komb drejt lirisë, identitetit dhe pavarësisë. Ky muaj mbart në vete gëzimin e fitores, peshën e sakrificave dhe madhështinë e përpjekjeve për të ruajtur atë që është më e shenjta: flamurin, tokën dhe lirinë tonë, shkruan MekuliPress.com

Figura të mëdha të kombit shqiptar dhe momente kyçe të historisë sonë kombëtare janë gërshetuar përgjatë datave të këtij muaji, duke e bërë Nëntorin një simbol të përjetshëm të unitetit dhe qëndresës.

Një nga këto data që spikat mbi të gjitha është 28 Nëntori, dita kur flamuri shqiptar u ngrit në Krujë, Vlorë dhe në zemrën e çdo shqiptari.

Ngjarjet më të veçanta të 28 Nëntorit

1443 – Skënderbeu dhe simbolika e flamurit në Krujë
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e Krujës, duke sinjalizuar fillimin e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtuesit osman. Me këtë akt, ai jo vetëm që shënoi fillimin e një epoke të lavdishme, por përcaktoi një simbol të përjetshëm që na bashkon deri më sot.

Lexo po ashtu:  Sot 18 vite nga sulmi terrorist kundër SHBA-ve/ Çfarë ndodhi më 11 shtator në SHBA?

1793 – Kryengritja e pamposhtur e veriut
Në Shkodër, Lezhë dhe rrethinat, populli shqiptar ngriti kryengritjen kundër ushtrive osmane. Përmes një lufte të pabarabartë, heronjtë tanë lanë pas një mesazh të qartë: Shqipëria nuk i përkulet asnjë pushtuesi.

1912 – GjysmëPavarësia e Shqipërisë në Vlorë
Ismail Qemali, me burrat e mendjes dhe të pushkës, ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli gjtsmëPavarësinë e Shqipërisë. Ky akt kulmoi përpjekjet shekullore të shqiptarëve për t’u shkëputur nga sundimi osman dhe për të ndërtuar një shtet të pavarur shqiptar.

1955 – Lindja e Adem Jasharit, simbolit të qëndresës
Adem Jashari, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lindi më 28 Nëntor. Jeta dhe sakrifica e tij janë epitomi e luftës për liri dhe dinjitet të Kosovës, duke u bërë një inspirim për brezat e ardhshëm.

1997 – Paraqitja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Në këtë ditë, UÇK-ja doli publikisht për herë të parë, duke deklaruar synimin e saj për çlirimin e Kosovës nga regjimi serb. Ky ishte një moment që ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë për popullin tonë.

Lexo po ashtu:  Teksti i plotë i ligjit të luftës në 1940 dhe si i konfiskoi Greqia pronat e Çamëve

1998 – Kushtetuta e Shqipërisë
Përmes një referendumi gjithëpopullor, shqiptarët miratuan Kushtetutën e re, duke hedhur bazat për një shtet demokratik dhe të konsoliduar ligjërisht.


Mesazhi i 28 Nëntorit për të sotmen

Kjo ditë nuk është vetëm një rikujtim i të kaluarës, por një thirrje për të reflektuar mbi të tashmen. Pyetjet që na shoqërojnë janë të njëjta: A jemi ne të denjë për sakrificat e atyre që erdhën para nesh? A po punojmë si një komb për bashkim, zhvillim ekonomik dhe kulturor, ashtu siç ëndërruan rilindasit dhe heronjtë tanë?

E kaluara na mëson, por e ardhmja na kërkon veprim. Flamuri që valoi mbi Krujë, Vlorë dhe Prekaz, nuk është thjesht një copë stofi, por një ikonë që na identifikon si komb, si histori dhe si krenari. Ky flamur nuk duhet përdorur kurrë për propagandë apo për qëllime të ngushta politike, por si një shtyllë që na mban të bashkuar dhe na frymëzon për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur, shkruan MekuliPress.

Lexo po ashtu:  PROFIL/ Sot 207 vite nga lindja e kolosit arbëresh, Jeronim De Radës

Në këtë ditë të shenjtë, t’i kujtojmë të gjithë ata që jetën e tyre ia kushtuan kombit dhe të rinisim rrugëtimin tonë me nder, punë dhe dashuri për Shqipërinë dhe Kosovën, ashtu siç na lanë porosi heronjtë tanë.

Flamuri shqiptar nuk mund të tjetërsohet kurrë – ai është përjetësisht i yni!