Shkruan: Gëzim Mekuli
(Kritik dhe njohës i mediave)

Bashkëpunimi i medias, gazetarëve dhe intelektualëve me pushtuesit është një kapitull i errët në historinë botërore. Gjatë pushtimit nazist, shumë media dhe intelektualë në Evropë u përdorën për të përhapur propagandën fashiste, duke justifikuar krimet dhe legjitimuar shtypjen.

𝟏. Shembulli më i njohur është ai i medieve në Francën e pushtuar, ku “Radio Vichy” përhapi narrativat naziste, duke tradhtuar interesat kombëtare për përfitime personale ose ideologjike. Propaganda e mirëorkestruar luajti një rol kyç në manipulimin e masave dhe përhapjen e lajmeve të rreme, duke mbjellë përçarje dhe frikë.

𝟐. Një shembull tjetër i fuqishëm dhe goditës i bashkëpunimit të gazetarëve me pushtuesit është ai i Krimesë pas aneksimit rus në 2014. Pas pushtimit rus, shumë gazetarë dhe media lokale, nën presion ose për përfitime personale, u kthyen në zëdhënës të propagandës së Kremlinit. Ata shpërndanë narrativën se referendumi për “bashkim me Rusinë” ishte legjitim, duke fshehur shtypjen brutale ndaj kundërshtarëve politikë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Lexo po ashtu:  Qeveria Kurti ndan 10 milionë euro për përballimin e koronavirusit

Në vend që të raportonin të vërtetën për represionin rus, si arrestimet, vrasjet dhe dhunën ndaj aktivistëve ukrainas, këto media dhe gazetarë mbështetën narrativën e pushtuesit, duke ndihmuar në manipulimin e opinionit publik vendor dhe ndërkombëtar.

𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,

Ky bashkëpunim i gazetarisë me një regjim pushtues nuk ishte thjesht një akt frikacak; ishte një tradhti ndaj integritetit të profesionit gazetaresk dhe viktimave të shtypjes. Ngjashëm me disa raste në historinë e gazetarisë sonë, këto media zgjodhën të kafshojnë “mollën e keqe” për të siguruar pozitat e tyre, duke tradhtuar çdo parim profesional dhe etik.

𝟑. Njësoj, sot mediat që po ndjekin interesa të grupeve të caktuara, qoftë në Tiranë apo Prishtinë, shpeshherë bëhen zëdhënëse të lajmeve të rreme që dëmtojnë qeverisje përparimtare si ajo e Albin Kurtit.

Me një retorikë të helmuar, disa gazetarë dhe moderator që kanë kafshuar “mollën e keqe” jo vetëm që ofrojnë hapësirë për individë që përhapin thashetheme dhe fabrikime, por e bëjnë këtë në emër të “pluralizmit të opinionit”. Në fakt, kjo është vetëm një maskë për t’i shërbyer agjendave të atyre që duan të destabilizojnë dhe minojnë çdo përpjekje për një shtet të pakorruptuar e të pavarur.

Lexo po ashtu:  Admirali Burke: Misioni i KFOR në Kosovë mbetet i pandryshuar

Gjendja retorike (jo vetëm politike) në Kosovë është e tensionuar, dhe kjo kërkon një përgjegjësi të jashtëzakonshme nga mediat.

Gazetaria nuk është një sport për klikime, fitime dhe skandale; ajo duhet të jetë një shërbim publik. Ata që i japin hapësirë përhapjes së propagandës kundër një qeverisjeje që përfaqëson shpresën për ndryshim, nuk janë gazetarë të lirë, por bashkëpunëtorë të interesave të errëta; gazetarë që kanë kafshuar “mollën e keqe.”

𝑻𝒆̈ 𝒏𝒅𝒆𝒓𝒖𝒂𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,

Si mund të krahasohen këto veprime me shërbimin që mediat i bënë nazistëve dhe putinistëve?

Thjesht – në efektin e tyre përçarës dhe dezinformues. Historia ka treguar se propaganda përhapet lehtë, por pasojat janë të rënda.

Prandaj djersiteni dhe përdoreni trurin; mbajtja e integritetit gazetaresk nuk është thjesht çështje profesionale e juaja, por edhe kombëtare e jona.