Ali Sh.Mehmeti

Disa që luajnë rolin e naivit, mos të them budallait, shtrojnë pyetjen, si u bë që të gjithë janë kundër Albin Kurtit: opozita, shumica e mediumeve, këshilli prokurorial dhe gjyqësor, “miqtë” ndërkombëtar, Edi Rama, Lista serbe, Vuçiqi … duke aluduar kështu që, nuk mund të gjithë ta kenë gabim, pra, si përfundim logjik, gabim e ka Albini.

Sigurisht që ata nuk janë as budalla as naivë dhe çdo njëri prej tyre e di fort mirë, secili për veti, pse është kundër Albin Kurtit.

OPOZITA për të ardhur në pushtet dhe për të vazhduar pasurimin e tyre të pa kontrolluar. Mjafton të shihen deklaratat e tyre të pasurisë, nga viti në vit. Për këtë nuk zgjedhin mjete, nga shpifjet, trillimet, gënjeshtrat, pavërtetat, gjysmë të vërtetat, gjuha vulgare, gjuha fyese, seleksionimi i lajmeve, zëvendësimi i tezave dhe marifete tjera nëpër mediumet e ndryshme të kontrolluara nga opozita, deri te (keq)përdorimi i organeve të drejtësisë. Shpresën e kanë që LVV me listën Guxo të mos i fitoj 50%+ votave që pastaj të mos mund të formojnë qeverinë.   

Lexo po ashtu:  Shkruan "Euronews": “Basti i Madh” i Vuçiç për Trump. Por çfarë ndodh tani?!

MEDIUMET sepse nuk ka më donacione nga ndërmarrjet publike, sidomos nga Telekomi i Kosovës dhe KEK-u, nga të cilat me pretekste të ndryshme u plaçkitën miliona euro dhe i sollën buzë falimentimit. Në mungesë të këtyre mjeteve, pronarët e disa mediumeve i janë kthyer oligarkëve, kurse disa, nuk përjashtohet mundësia që janë të kapur nga shërbimet e huaja armiqësore, të maskuar pas ndonjë OJQ-je, prej mijëra të tillave që operojnë në Kosovë. Për ndryshe është vështirë të shpjegohen deklaratat kaq armiqësore nga disa opozitarë dhe disa mediume, kohëve të fundit sidomos, që nuk godasin vetëm Albin Kurtin dhe Qeverinë e Kosovës, por edhe vet interesat e Kosovën.    

KËSHILLI PROKURORIAL DHE AI GJYQËSOR për ta ruajtur statusin e privilegjuar, për të arsyetuar dembelinë, seleksionimin e lëndëve dhe korrupsionin. Për ta vërtetuar korrupsionin e tyre mjafton t’ju kërkohet prejardhja e pasurisë, që e kërkon kjo qeveri nëpërmjet vetingut dhe ligjit për konfiskimin e pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme, të cilin po e kundërshtojnë me mish e me shpirt.

Lexo po ashtu:  Kur Kosovën duan ta bëjnë copë, në këtë kohë pandemie. - Pedagogja Dr. Teuta Nunaj analizon ftohtë e pa emocione situatën e rëndë në Kosovë... Ju ftojmë ta lexoni!

MIQTË” NDËRKOMBËTAR” sepse janë mësuar me politikanë puthadorë, që kanë nënshkruar dokumente edhe pa i lexuar fare – pas shpalljes së pavarësisë, gjithnjë në dëm të Kosovës për të ngopur oreksin e Serbisë dhe mirëmbajtur stabilitetin. Albin Kurti refuzon “kompromise të dhimbshme” që disa politikanë vendas dhe ata ndërkombëtarë i shohin si të nevojshme për stabilitetin rajonal.

EDI RAMA dhe udhëheqësit tjerë regjional, sepse Albini është bërë “shembull i keq”, sikur i vetmi Kryeministër në Ballkan që nuk është i korruptuar – traditë kjo e trashëguar nga Perandoria osmane në gjithë Ballkanin. Edi Rama edhe për një arsye specifike, sepse askush më nuk e konsideron për “violinë të parë” ndër politikanët shqiptar, që mund ta imponoj muzikën brenda kombit shqiptar, për çka është vet fajtor, sepse e vuri vetën në rolin e korrierit të Borellit.

Pse Vuçiqi dhe Lista serbe janë kundër Albin Kurtit, besoj se nuk ka nevojë ta shpjegoj. 

Po ashtu besoj, që nuk ka nevojë ta shpjegoj, as pse e do kombi shqiptar gjithandej!  

Lexo po ashtu:  Qysh me fitu dashninë e ambasadorëve...