Mediat opozitare serbe raportojnë për atë që e quajnë “bllokadë të universiteteve nga studentët”. Sipas medias N1, rreth 30 universitete janë nën bllokadë të studentëve që i janë bashkuar protestës masive në Serbi që pasoi tragjedinë e Novi Sadit. Po ashtu ata kërkojnë drejtësi për studentët e sulmuar gjatë protestës së 22 nëntorit.

Po kështu protesta ka njohur edhe gjeste të tilla si 15 minuta heshtje në mjedise publike në kujtim të 15 viktimave të Nodi Sadit.

Aktualisht qeveria serbe ka dorëzuar ministrin e Ndërtimit për ngjarjen, por duket se gjërat nuk janë qetësuar.

Lexo po ashtu:  Berisha: KFOR-i i ka thënë Dikoviqit veç me u drejtu nga Kosova, e bëjmë rrafsh Beogradin!