Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

email sharing button
sharethis sharing button

Më 10 dhjetor të vitit 1922, u përurua Biblioteka Kombëtare Shqiptare (BKSH).

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Institucioni i parë shtetëror, publik e laik në Shqipëri u themelua më 10 korrik 1920. Në kohën e inaugurimit, Biblioteka Kombëtare numëronte 6000 tituj librash. Drejtuesi i parë i bibliotekës ishte gjuhëtari dhe gazetari, Karl Gurakuqi.

Përgjatë periudhës së mbretërisë shqiptare, në vjetët 1928-1937, veprimtaria e bibliotekës spikati nën drejtimin e “babait” të bibliotekonomisë shqiptare, Sotir Kolesë.

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, e gjeti BKSH-në me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Ndërsa, në fund të vitit 1947, fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime.

Në pasurimin e fondit të BKSH-së ndikoi ndjeshëm dekreti “Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare”, dalë më 31 maj 1948. Sipas tij, BKSH-së i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit, duke i mundësuar kështu kryerjen e rolit të qendrës arkivore.

Lexo po ashtu:  UP-ja nderon të kaluarën, teksa formëson të ardhmen: 30 vjet nga ndarja prej jetës e akademik Dervish Rozhajës

Me rënien e regjimit diktatorial, biblioteka nisi të hiqte barrierat në sigurimin e informacionit dhe në shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës./atsh