Sami Kurteshi anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka folur lidhur me mos certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se ka shumë dëshmi të cilat dërguan në mos certifikim të kësaj partie.

“Një prej dëshmive e ofrova edhe aty[në mbledhje] drejtpërdrejtë me zë nga prezantimi i kandidatëve të Listës Serbe që e ka bë kryetari i atij subjekti. Ajo video është e qasshme për të gjithë personat dhe është dëshmi konkrete për këto zgjedhje sepse bëhet prezantimi i kandidatëve për këto zgjedhje”, ka thënë Kurteshi.

Lidhur me kundërshtimin e vendimit të KQZ-së nga ana e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Kurteshi  ka thënë se “nuk e  ka përcjellë”.

“Nuk e kamë përcjell, skam mund të përcjell asnjë lajm deri tani, nuk e di kush dhe si ka reaguar, ka të drejtë edhe Ambasada Amerikane me reagu edhe ambasadat tjera, është çështje e tyre. Në aspektin institucional unë e kam kryer punën time si anëtarë i KQZ-së edhe si qytetar i këtij vendi”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Religjioni në shërbim të fashizmit: Vuçiq, pas takimit me kreun e Kishës: Serbia ndodhet në situatë të vështirë përballë Kosovës

Në pyetjen e moderatorit se çka nëse  PZAP e kthen vendimin, Kurteshi ka thënë se ajo është një nga shkallët e trajtimit ligjor.

“Edhe mundet me kthy PZAP-ja këtë vendim. Ne kemi votuar kundër certifikimit të këtij subjekti politik në këto rrethana, edhe nëse PZAP-ja e kthen, atëherë është qëndrim i PZAP-së, nuk është i joni”, ka thënë ai.

“Ky subjekt nuk e pranon Republikën e Kosovës si shtet dhe këto zgjedhje nuk i pranon si zgjedhje në Republikën e Kosovës”.

Ai ka shtuar se kjo situatë nuk është e njëjtë me atë të 2021-tës.

“Nuk po flasim për rrethana të vitit 2021, po flasim për rrethana të vitit 2025 për zgjedhje. Kjo është fushatë parazgjedhore, ka ngja në ndërkohë një varg veprimesh me karakter terrorist ku Lista Serbe si subjekt politik ka qenë plotësisht e involvume si strofull e organizatave terroriste. Ka ngja sulmi në Banjë, ka ngja sulmi në kanalin Ibër Lepenc, ka ngja ato protestat, barikadat ku janë lëndu disa dhjetëra ushtarë të KFOR-it  dhe polic të Republikës së Kosovës. Kurrë, ky subjekt asnjëherë, as publikisht as jo-publikisht nuk është distancuar nga dhuna e ushtruar dhe nga veprimet terroriste. Këto janë arsyet kryesore”, ka thënë Kurteshi duke shtuar se anëtarët e kësaj organizate ende mbajnë takime edhe publike me qeverinë e Serbisë për çështje të Kosovës ku është i pranishëm edhe terroristi Radoiçiq që ka pranuar publikisht se ka udhëhequr sulmin terrorist në Banjë.

Lexo po ashtu:  A mund ta përfytyrosh një gazetar që thotë sot on the record, ta zëmë, se zezakët janë primitivë e analfabetë?

‘Ky subjekt politik në atë kohë, terroristi Radojçiq ka qenë nënkryetar i këtij subjekti dhe ky subjekt nuk është distancuar kurrë nga dhuna e ushtruar dhe nga sulmi terrorist dhe nga disa dhjetëra sulme të tjera”, ka thënë Kurteshi në RTVD.