Kompania turke, Baykar, e njohur më së shumti për prodhimin e dronit “Bayraktar” – TB2, ka blerë së fundmi kompaninë italiane të prodhimeve ajrore, “Piaggio Aereo”. Agjencia italiane, “ANSA”, raporton se PA ka qenë nën “administrim të jashtëzakonshëm” që nga viti 2018 dhe aktualisht kalon në pronësi turke, pasi ka marrë aprovimin e botës italiane të biznesit.

Rinisja e kompanisë është e siguruar

ka deklaruar ministri Adolfo Urso.

“Piaggio” është themeluar në vitin 1884 dhe është ndër kompanitë më të vjetra të prodhimit aeronautik në botë.

Lexo po ashtu:  Përfundimi i Luftës së parë Ballkanike/ 107 vjet më parë (1913) nënshkruhet ”Marrëveshja e Londrës” - Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia dëbojnë osmanët dhe pushtuan Shqipërinë e Maqedoninë!