Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është kundër dhe e refuzon që në qendër të relacioneve Serbi-Kosovë të vendoset Asocacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Duke folur në një intervistë për KosovaPress, Kurti ka deklaruar se në qendër të marrëdhënieve, edhe duke iu referuar Marrëveshjes bazike është njohja reciproke.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Draft-statuti i Asociacionit ka qenë i propozuar nga ndërmjetësit, i panënshkruar, dhe si i tillë ai dokument nuk ka mundur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj besoj që duhet të përqendrohemi te marrëveshja bazike.
Neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, le të adresohet aty dhe neni 10 flet edhe për të gjitha marrëveshjet të cilat janë realizuar në të kaluarën e të cilat janë ligjërisht të obligueshme. Tash, nuk besoj që në qendër të raporteve Kosovë – Serbi është apo duhet të jetë Asociacioni, është njohja reciproke.
Nuk mund të flasim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke braktisur njohjen reciproke. Pra, në qendër të marrëveshjes bazike është së paku njohja reciproke defacto. Unë nuk e mohoj që pararendësit dy herë e kanë nënshkruar Asociacionin, më 2013 dhe 2015, nuk e mohoj një gjë të tillë, mirëpo në të njëjtën kohë nuk pranoj që të vendoset në qendër Asociacioni në raportet Kosovë-Serbi, thotë Kurti.
Marrëveshja për të cilën flet kryeministri i Kosovës, është firmosur në vitin 2023 me një aneks më vonë, por pala e Kosovës ka qenë përherë kritike me lojën e ndërmjetësit Lajçak që vite theksin përherë tek Asocacioni. Kurti thotë se Prishtina “do të presë përfaqësuesen e re Kallas” qoftë edhe sepse “topi është te ndërmjetësi në këtë kuptim, sepse nuk mund të presim që Beogradi përnjëherë do të bëhet aktor konstruktiv dhe do të thotë po e nënshkruaj marrëveshjen edhe le ta zbatojmë me një plan sekuencimi”.




