Beogradi dhe Sarajeva janë përfshirë në një lloj tensioni diplomatik që ka mbërritur në deklarata reciproke. Pjesëmarrja e zyratrëve të lartë të shtetit serb më 9 janar në atë që njihet si Dita e Republikës Srpska, ka sjellë një notë zyrtare nga Sarajeva, e cila e quan antikushtetuese aktin në fjalë. Përkundër këtij veprimi, Beogradi ka reaguar me një deklaratë zyrtare duke dalë në një çështje për të cilën deri më tani ka mbajtur një heshtje artificiale.
Është e pabesueshme dhe thellësisht shqetësuese se autoritetet në Sarajevë e quajnë të përshtatshme që të nisin notë proteste Serbisë ndërkohë që mirëpresin zyrtarisht Albin Kurtin, politikat dhe veprimet e të cilit shkelin hapur sovranitetitn dhe integritetin territorial të Serbisë. Me këtë akt Sarajeva injoroi në mënyrë të ndërgjegjshme interest legale dhe legjitime të Serbisë
thuhet në deklaratë.
Tensionet vijnë ndërkohë që politika e sanksioneve nga SHBA për cenim të marrëveshjeve ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor, ka krijuar një kontekst të ri në rajonin tonë, ku ka ende hije të politikave me kufinjtë.