Barometri diplomatik

Prof. Dr. Mehdi HYSENI

    *** Bertnard Russell: “ Freedom comes only through  clear understanding  arguments“ .

*** –  Fatmir Sejdiu (president) dhe Hashim Thaçi (kryeministër) janë figura hisorike, politike, kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse  de fakto dhe de jure i njohën më se “140” shtete të OKB-së (17 shkurt 2008). Ashtu ka ndodhur, këto argumente s’mund t’i hedhë poshtë askush në botë, pavarësisht nga politika dhe propaganda diabolike  e njëanshme partiake, klanore, grupore dhe mëhallore: “Lopët e mia më të mira në katund”, e  cila ka falsifikuar të drejtën historike, të drejtën demokratike dhe të drejtën publike ndërkombëtare, gjoja se “Rugova ishte presidenti i parë, i njohur ndërkombëtarisht” !

       Pra,  Presidenti i parë historik, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht i njohur ( i konfirmuar) ishte Prof.Dr.Fatmir Sejdiu, kur  140 shtete të Kombeve të Bashkuara  de fakto dhe de jure e patën njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës së shpallur nga Kuvendi i Kosovës, më 17 shkurt 2008). Kjo është historia, politika, drejtësia dhe diplomacia kombëtare dhe ndërkombëtare e Kosovës, jo Ibrahim Rugova, se ai ndjesë pastë pati vdekur më 21 janar 2006, domethënë dy vjet para se të shpallej dhe të njihej Kosova Republikë e pavarur dhe sovrane në frymën e  parimeve dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të Aktit Final të Konferencës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit Evropian (KSBE), KREU “VIII Barazia e të Drejtave të Popujve dhe e Drejta e Popujve për Vetëvendosje”, miratuar në Helsinki të Finladës, më 1 gusht 1975. (Shih në: “Të drejtat e njeriut në të drejtën ndërkombëtare”, “Albinform”, TIranë, më 1994, f.156).

Shakaja e Buxhovit me Rugovën si ajo e Nexhmedin Spahiut me  “kombin kosovar” !?

Lexo po ashtu:  Koha me pensionu këtë kastë e mendësi hipokrite, duke e dënu me votë demokratike, SHPËRNDAJE TË LUTEM!

Sepse asnjëherë Ibrahim Rugova nuk ishte  ( “ i konfirmuar ndërkombëtarisht  si president i Kosovës” , ashtu siç nuk ishte “kombi kosovar” i Nexhmedin Spahiut (2004-2025).

-Referendumin e datës 30-31 dhjetor 1991, kur shqiptarët  Rugovën e bën president me 99% të votave të tyre legjitime, nuk e njohu asnjë shtet i Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, edhe në zgjedhjet e mëpastajme parlamentare dhe presidenciale në Kosovë nën okupimin apartheid dhe gjenocidal të Serbisë agresore, si dhe nën UNMIK-un (1991-2006), Ibrahim Rugova asnjëherë nuk është “konfirmuar ndërkombëtarisht si president i Kosovës”, ashtu siç ka deklaruar  Prof.Dr. Jusuf Buxhovi në një Intervistë dhënë gazetës së Prishtinës “Kosova Sot”.

Atëherë, pse të thuhet  diç e tillë e gabuar, kur nuk ka ndodhur në Kosovë, gjatë okupimit nga Serbia e Slobodan Milosheviqit (1989-19990), kur edhe ne ishim  dëshmitarë të asaj kohe vurratë atje; kur nga bajonetat, plumbat dhe bombat vriteshin dhe digjeshin edhe fëmijët e foshnjat  në djep së bashku me nënat  e sapolindura shqiptare. Sipas bilancit zyrtar  të institucioneve  zyrtare shtetërore të Republikës së Kosovës, të botuara në “Telegrafi.com” në Prishtinë: -“Gjatë periudhës janar 1998 – 12 qershor 1999: janë vrarë 11.840 persona nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; 1450 banorë ende janë të pagjetur; janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.”( Sipas “telegrafit https://telegrafi.com/bilanci-zyrtar-i-luftes-se-kosoves-11-840-te-vrare/).

Rugova ishte President i Kosovës vetëm në nivel lokal, sepse  nuk e njohu asnjë shtet i bashkësisë ndërkombëtare (1990-2006) !

-Kështu thotë me argumente dhe me fakte të parrëzueshme  e Drejta Ndërkombëtare e sotme.

Ndaj, as në kuptimin de fakto e as de jure të së drejtës ndërkombëtare dhe  të Kartës së Kombeve  të Bashkuara, Ibrahim Rugova  nuk ishte “president i konfirmuar ndërkombëtarisht”, por  vetëm në kuptimin lokal sipas Kushtetutës së Kaçanikut (7 shtator 1990)  dhe të Referendumit 30-31 1991, që nuk i njohu asnjë shtete i botës!

 Falsifikimi nuk është argument e as fakt shkencor

“Shakaja”  e Buxhovit nuk është e argumentuar as historikisht, as juridikisht e as politikisht, se gjoja sipas dioptrisë së tij shkencore : “ Rugova është kryetar historik i shtetit të Kosovës, i zgjedhur me votën e lirë dhe I  konfirmuar edhe ndërkombëtarisht” !? (https://www.kosova-sot.info/kulture/738664/jusuf-buxhovi-dr-ibrahim-rugova-eshte-kryetar-historik-i-shtetit-te-kosoves-i-zgjedhur-me-voten-e-lire-dhe-i-konfirmuar-edhe-).

Lexo po ashtu:  Serbia përjashtohet nga ky institucion shumë i rëndësishëm, por Kosova ishte përjashtuar që më parëosova

 Kjo “shaka”  e Jusuf Buxhovit  nuk ndezi, sepse nuk ka ndodhur në Kosovë, ashtu sikurse nuk ka ndodhur “kombi kosovar”, i shpifur dhe i imagjonuar  i autorit Nexhmedin Spahiu me dy librat e tij diletante : (1) “Drejt kombit kosovar” , Mitrovicë, 2004 dhe (2) “Foshnjëria e kombit kosovar”, Prishtinë, 2014.

 As zgjedhjet nuk janë demokratike e as Vota nuk është demokratike nëse ato  hedhen në “kuti” nën tytën e pushkës dhe të automatikut  të pushtuesit serb, siç ishte rasti sui generis me ne (1989-1999) !

 (1)  Rugova nuk është zgjedhur asnjëherë me votën e lirë demokratike, që do të thotë në paqe, në liri, në siguri e në demokraci, por nën terrorin dhe terrorzimin e organiuzar të regjimit çetniko-fashist të Slobodan Milosheviqit, kur zgjedhësit shqiptarë të Rugovës ishin të keqtrajtuar,  të frikësuar, të kërcënuar, të arrestuar, të burgosur dhe të torturuar nga forcat policore, paramilitare, të sigurisë dhe atyre militare serbe në mbarë Kosovën. Domethënë. Rugova asnjëherë nuk është zgjedhur në kushtet dhe në rrethanat normale  të ligjshme, demokratike dhe paqësore në Kosovë (1990-1999).

(2) Ibrahim Rugova nuk ishte  ( “ i konfirmuar ndërkombëtarisht  si president i Kosoovës” !

Edhe Rugova  me “Apelin e tij të datës 19 mars 1998”  u dakordua, që zgjedhjet parlamentare e presidenciale  të 22 Marsit 1998 , të mbaheshin sa më parë , por gaboi se ishin jolegale dhe antidemokratike, antihumane dhe antikombetare, sepse  Serbia me forcat e saj policore, paramilitare dhe militare  më                      5, 6 dhe 7 mars masakruan familjen “56 naëtarëshe” të heronjve Shaban (babai), Adem dhe Hamëz  Jashari.

Lexo po ashtu:  Kush është hoxha i panjohur i Ismail Qemalit - Gjurmë Shqiptare

Këto zgjedhje me plot të drejtë i patën bojkotuar  subjektet politike në Kosovë Kështu, thuhet në këtë shkrim të gazetës “Telegrafi.com” të Prishtinës :  “ Partia Parlamentare e Kosovës, së bashku me UNIKOMB-in, PSDK-në (krahu i Luljeta Pulës – Beqirit), Partia Liberale Shqiptare, Këshilli Koordinues i degëve të LDK-së në Prishtinë, Unioni i Pavarur i Studentëve të UP-së, Shoqata e të Burgosurve Politikë, Forumi i Intelektualëve Shqiptarë etj..” (https://telegrafi.com/zgjedhjet-parlamentare-dhe-presidenciale-te-1998-es/).

Sipas këtij konkluzioni të këtij komenti të “Telegrafit” del sheshit se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale në Kosovë (22 mars 1998), pothuajse ka qenë njëpartiake e LDK-së së bashku me disa subjekte minore politike të Kosovës, siç ishin :” Dhjetë parti politike, tre asociacione, Shoqata e Juristëve të Pavarur, Lëvizja e të Gjelbërve e Kosovës dhe Lidhja e Qytetarëve e Kosovës, dhe tre kandidatë të pavarur për deputet, dy nga Deçani dhe një nga Dragashi.” (Po aty: (https://telegrafi.com/zgjedhjet-parlamentare-dhe-presidenciale-te-1998-es/).

Sa më sipër, posaçërisht  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të  22 Marsit 1998 ishin krejtësisht jodemokratike dhe jo të ligjshme e as humane, ngase u zhvilluan pas së vrasjes së kryeheroit të UÇK-së, Adem Jashari së bashku me 56 anëtarë të familjes së Shaban Jasharit (3,6,7 mars 1998).

-Mos e falsifikoni historinë e pavarësisë së Kosovës, sepse prej saj askush nuk përfiton asnjë “PLUS” as në histori, as në politikë, as në drejtësi e as në diplomaci…etj., veç armiqve  të saj kolonialistë  sheullorë (Serbia me amalgamën e saj ruso-sllave të Evropës Lindore dhe të Ballkanit.