Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë. Sipas tij ky nuk është një vendim që përkrahet në ndonjë prej vendeve fqinje me Rusinë duke vënë në dukje se “investimet nga kompanitë amerikane dhe ato europiane” do të ishin siguria më e mirë për Ukrainën. Vetë referimi nga agjencia ruse e një deklarate të një ministri polak, që vjen nga një vend me qëndrim gati radikal ndaj Rusisë, reflekton sesa thellë dhe shpejt ka ndryshuar koniunktura ndërkombëtare me rotacionin në SHBA.

Askush nuk do të merret tashmë me Ukrainën, integriteti i së cilës as që zihet më me gojë. Miliardat e dollarëve që u hodhën për mbrontjen e saj, qindar e deklaratave për unitetin e Perëndimit e kështu me radhë janë reduktuar në një frazë vulgare në realizmin e vet të Donald Trump që ka kërkuar nga Kievi mineralet e tij të rralla.

Lexo po ashtu:  Merr fund “Ballkani i Hapur”, aventura politike që largoi Shqipërinë me Kosovën

Ajo që po kuptohet me shpejtësinë e dritës në këto orë është se nga Shtëpia e Bardhë në Uashington ka vetëm një agjendë të besueshme: Pazar me botën për çdo gjë dhe kurdoherë. Pazar për të fituar, për ta bërë Amerikën të pasur, por me siguri jo të madhe.

Është e ëvshtirë të mendohet një goditje më serioze ndaj rendit ndërkombëtar sesa kjo, jo pse dikush në SHBA flet për Amerikën nga Amerika, por për faktin se tanimë Putin dhe Xi Jinping janë njerëz shumë më të besueshëm për përgjegjësitë e tyre në rendin ndërkombëtar sesa Donald Trump.

I cili nëse do të vazhdojë kështu është e udhës të besohet se do ta lëshojë Elon Musk të verifikojë edhe eficencën e OKB-së, apo edhe vetë selinë e organizmave ndërkombëtare duke sugjeruar se kanë zënë trojet më të mira për real estate në SHBA.

Ky nuk është spekullim. Ky është një lexim që po vjen tashmë nga brenda SHBA. Në një deklaratë të djeshme, Chuck Schumer, i Partisë Demokrartike shprehej se as Kina dhe as Rusia, dy vende të cilësuar rivalë të SHBA, nuk kanë bërë kaq sa Donald Trump për të gërryer besueshmërinë e Amerikës në botë. Fakteqësisht e vërtetë, edhe pse Donald Trump është në detyrë sidomos për shkak të agjendave efemere të partisë së Schumer.

Lexo po ashtu:  ????? “? ?̧?? ??????” ??-??̈: ?’???? ????̈?????̈, ??? ????????̈ - ??̈?? ????̈ ?? ??????? ??̈??̈

s.zaimi