Lirim Gashi

Ata e quajnë kryeministrin Albin Kurti; Milosheviç, tradhtar, cërnagor, populist, komunist, fashist – vetëm pse ai nuk i lejon të vjedhin, të mashtrojnë, të uzurpojnë, të tradhtojnë dhe të gjunjëzohen para interesave të Serbisë dhe Rusisë gjenocidale. E ai? Me të drejtë i quan “hajvana”, sepse ata nuk e kuptojnë që gjithmonë i vështron syri i mprehtë i popullit, që është i lidhur mirë me hipofizën dhe që çdo deklaratë të tyre e ruan në të gjitha shtresat e trurit, për t’ua prerë më vonë degët e “Sputnikut” ku ata rrinë dhe për t’i lënë të uritur për frutat e sovranitetit të shkatërruar, që ata përpiqen t’i korrin.

Kush janë këta njerëz?

Ata janë murtaja e popullit dhe shtetit të Kosovës, ndërkohë që vetën e quajnë gazetarë, analistë dhe politikanë opozitarë… Në realitet, ata jetojnë në errësirë, si karkalecët dhe ushqehen me plehra. Ata shumohen në çarjet e shtyllave të korrupsionit, ushqehen me gënjeshtra të vjetra dhe i hedhin mbeturinat e tyre mbi çdo të vërtetë që mund t’i rrezikojë.

Forca e tyre më e madhe? Ata janë pothuajse të pamposhtur, sepse kanë mbijetuar për dekada – edhe pse populli ka tentuar vazhdimisht t’i eliminojë. Këta karkaleca politikë dhe mediatikë nuk kanë busull morale, sepse ata ndjekin vetëm instinktin e tyre të mbijetesës – në kurriz të popullit.

Ata gjithashtu përhapin sëmundjet e dezinformimit, infektojnë debatin publik me lajme të rreme dhe lënë pas vetes një erë të pakëndshme manipulimi në redaksitë dhe stacionet televizive. Prandaj, sa herë që vjen një qeveri e re që përpiqet t’i pastrojë hapësirat e manipulimit udbash dhe ta ndezë dritën e së vërtetës, ata fshihen në vrimat e tyre dhe presin momentin e duhur për t’u rikthyer.

Cila është mënyra e vetme për ta eleminuar këtë murtajë?

Populli duhet të mbetet i informuar dhe nuk duhet të lejojë që drita e të vërtetës të fiket. Sepse pikërisht nga gjykimi i popullit këto krijesa të dëmshme dhe të rrezikshme kanë më së shumti frikë.

Çka janë karkalecët nga aspekti biologjik?

Karkalecët (të njohur gjithashtu si “përhapësit e mutit”) janë insekte të sheshta dhe jashtëzakonisht të shpejta që i përkasin rendit Blattodea. Në mbarë botën ka më shumë se 4,500 specie, por vetëm disa prej tyre jetojnë në shtëpitë e njerëzve. Disa nga dëmtuesit më të njohur janë, për shembull, bubashvaba gjermane (Blattella germanica) dhe bubashvaba amerikane (Periplaneta americana).

Nga vijnë karkalecët ?
Ata ekzistojnë më shumë se 300 milionë vjet. Fillimisht janë krijuar vetëm në rajonet tropikale dhe subtropikale, por me anë të tregtisë globale dhe përparimit teknologjik të civilizimit njerëzor, janë përhapur në mbarë botën. Ata shpesh hyjnë në shtëpi përmes paketimeve të ushqimit, mobiljeve të përdorura ose bagazheve.

Çka dëmtojnë?
Karkalecët konsiderohen dëmtues të rrezikshëm për higjienën, sepse përhapin sëmundje të rrezikshme.

Ata mund të transmetojnë baktere, viruse dhe parazitë që shkaktojnë infeksione gastrointestinale, salmonele ose alergji. Nga ana tjetër, ata përkeqësojnë alergjitë dhe astmën, sepse jashtëqitja e tyre helmuese dhe pështyma përmbajnë alergjenë që mund të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore tek individët e ndjeshëm. Gjithashtu, kontaminojnë çdo lloj ushqimi, lënë prapa jashtëqitje kontaminuese dhe përhapin një erë të padurueshme. Është e vështirë t’i luftosh, sepse janë jashtëzakonisht të qëndrueshme, riprodhohen shpejt, janë të imunizuar ndaj shumë insekticideve dhe mund të mbijetojnë për një kohë të gjatë pa ushqim.

Arti i të Refuzuarit të Keqes

Njeriu shpesh gjykohet gabimisht kur flet me pezm kundër të keqes, sidomos kur ajo vjen e maskuar me tituj, pushtet dhe fjalë të stërholluara. Disa mendojnë se pas kritikës sime fshihet mllefi personal, hakmarrja apo një brengë e pashprehur. Por jo – kritika ime është gjithmonë një refuzim i natyrshëm i shëmtisë politike, një reagim i sinqertë ndaj një realiteti që mund të pranohet vetëm nga ata që e përqafojnë.
Unë personalisht nuk jam viktimë e drejtpërdrejtë e atyre që i kritikoj. Përkundrazi, ata janë treguar shumë zemërgjerë ndaj meje – m’i kanë hapur dyert që të bëhem njëri prej tyre. Kanë dashur të ma mësojnë artin e shkeljes mbi të vërtetën, diplomacinë e mashtrimit dhe mjeshtërinë e shitjes së shpirtit për privilegje të përkohshme. Madje, nëse do të kisha pranuar, ndoshta sot do të isha një mjeshtër i intrigës, një kalorës i paturpësisë dhe një ikonë e korrupsionit.

Por ja që mungesa e talentit për tradhti më shpëtoi. S’munda dot të bëhem aq i poshtër sa ata. Më mungoi vullneti për të shitur veten, kreativiteti për të gënjyer bukur, lakmia për të gllabëruar çdo gjë rreth meje, oreksi për pushtet dhe madje, edhe një aperitiv i mirë që do ta bënte më të kapërdishëm këtë rrugëtim.

Prandaj, unë nuk i kritikoj sepse më kanë bërë keq, por sepse nuk mund të bëhem si ata – edhe sikur të doja. Dhe ky është fati im i madh, por edhe tragjedia e tyre.

Lexo po ashtu:  Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Lulzim Basha si Llukashenko i Bjellorusisë, stupc demokracisë !!!