Ministri i Jashtëm Espen Barth Eide reagoi ndaj deklaratave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili pretendoi se Ukraina e filloi luftën kundër Rusisë.

– Më lejoni të jem shumë i qartë për këtë: Lufta është e paligjshme dhe nuk ka asnjë dyshim se ajo u nis nga Rusia, tha Eide (Ap) në një koment për gazetën norvegjeze, VG, shkruan MekuliPress.

Komenti i ministrit të Jashtëm vjen pasi Donald Trump, gjatë natës së mërkurë, bëri deklarata që sugjeronin se Ukraina e kishte nisur luftën kundër Rusisë.

Eide reagoi ndaj kësaj deklarate.

– Norvegjia beson se është thelbësore që Ukraina të marrë pjesë në negociatat për të ardhmen e vendit të saj. Gjithashtu, edhe Evropa duhet të marrë pjesë, pasi lufta në Ukrainë është lufta e parë midis fuqive të mëdha në Evropë pas 80 vitesh dhe sepse rezultati i saj do të ndikojë në sigurinë e të gjithë kontinentit, tha Kryeministri norvegjez, Eide.

Lexo po ashtu:  FATI YT/ HOROSKOPI, 20 JANAR 2021