Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se administrata amerikane e Donald Trump ka ndërmend të investojë në portin e Alxandroupolit në verilindje të vendit, një zhvillim ky që rrëzon deklarimet e deritanishme se amerikanët do të tërhiqen nga Europa.

Sipas gazetës në fjalë, diskutimet për investimet në këtë port, kanë nisur që në vjeshtën e kaluar kur president ishte Joe Biden dhe me këtë synohet të përforcohet prania e SHBA në rajon.

Gazeta nuk citon ndonjë burim, por vë në dukje se Greqia dhe SHBA kanë një marrëveshje të mbrojtjes reciproke, e cila rregullon edhe një rol të portit në fjalë. Po kështu, gazeta shton se një ndër fuqitë e interesuara për largimin e amerikanëve nga porti, është Turqia e cila u përpoq ta fuste këtë në agjendën e Shtëpisë së Bardhë, por kjo u hodh poshtë nga Donald Trump.

Lexo po ashtu:  Digjet Parisi dhe rrethohet Beogradi, por asnjë ambasador i huaj nuk guxon të flasë!