Gëzim Mekuli

Historia na ka mësuar një të vërtetë të pamohueshme: shteti serb, pavarësisht qeverive, mbetet i pandryshuar në qasjen e tij ndaj shqiptarëve dhe Kosovës. Kushdo që beson se opozita serbe (e cila sot paraqitet si kundërshtare e regjimit të Vuçiqit) do të sillte një ndryshim thelbësor në raportet shqiptaro-serbe, nuk ka kuptuar thelbin e problemit serb.

Një mentalitet i ndërtuar mbi dominimin dhe pushtimin

Nga themelimi i shtetit serb, qëllimi i tij ka qenë qartë: zgjerimi territorial, kontrolli mbi fqinjët dhe krijimi i një Serbie të Madhe. Kjo ideologji u mishërua në Luftërat Ballkanike, gjenocidin ndaj shqiptarëve në fillim të shekullit XX, politikat represive të Jugosllavisë dhe në fund spastrimi etnik i viteve 1998-1999. Po ky mentalitet vazhdon sot të frymojë në shoqërinë serbe, duke u ushqyer nga arsimi, mediat, kisha ortodokse dhe shteti.

Mediat dhe arsimi serb: fabrikimi i urrejtjes

Sistemi arsimor serb (që nga shkolla fillore deri në akademi) mëson brezat se Kosova është “zemra e Serbisë” dhe se shqiptarët janë armiqtë historik të Serbisë. Ky indoktrinim politik mbështetet nga kisha ortodokse, shkollimi dhe mediat, të cilat mbajnë gjallë mitet nacionaliste për “viktimizimin serb” dhe “barbarinë shqiptare”. Protestat e opozitës së fundit në Serbi ishin një shembull i pastër: edhe atje, Kosova u përdor si armë politike kundër Vuçiqit, me parulla të tipit “Ti e ke tradhtuar Serbinë duke e humbur Kosovën”. A nuk dëshmon kjo se ata janë thjesht vazhdimësia e së njëjtës politikë kundër Kosovës dhe shqiptarëve si komb?

Lexo po ashtu:  Policia është e Kosovës

Serbia ka nevojë për denacifikim

Ashtu si Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore, Serbia ka nevojë urgjente për një denacifikim të plotë. Mediat, arsimi, politika dhe kisha duhet të çlirohen nga narrativat nacionaliste dhe të përballen me të vërtetat historike. Pa një pastrim të tillë kolektiv, gjeneratat e ardhshme serbe do të vazhdojnë të rriten me urrejtje ndaj shqiptarëve dhe me iluzione për “Serbinë e Madhe” dhe “Botën serbe”.

Shqiptarët duhet të fokusohen tek vetja, jo tek Serbia

Nuk ka kuptim që shqiptarët të humbin kohë duke pritur ndryshime në Serbi. Po ajo Serbi e moçme mbetet. E vetmja gjë që ka ndryshuar janë metodat e saj, por jo qëllimet. Shqiptarët duhet të fokusohen në forcimin e shtetit të tyre, në ndërtimin e një ekonomie të fuqishme dhe në mbrojtjen e territorit. Duhet të armatosen, sepse për të paktën tre gjenerata nuk do të ketë ndonjë ndryshim në mentalitetin serb.

Historia si mësim: Dimitrije Tucoviqi ishte përjashtim, jo rregull

Lexo po ashtu:  “Kufijtë e jashtëm të BE me Ballkanin të hapen më 1 korrik!”

Gjatë gjithe historisë, populli serb ka prodhuar vetëm një figurë si Dimitrije Tucoviqi, i cili pati guximin të denoncojë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Nuk pati të tjerë. Kjo është tragjedia e madhe që duhet ta kuptojnë ata që shpresojnë tek “Serbia ndryshe”.

Mediat shqiptare: zëra qyqanësh e qyqejkash

Fatkeqësisht, mediat në Prishtinë dhe Tiranë janë të papërgatitura dhe shpesh naivisht mbajnë një diskurs të rremë për “ndryshimet pozitive” në Serbi. Me një servilizëm që lë neveri, disa gazetarë bëjnë gjithçka për të mos shqetësuar “mikun e madh” Aleksandër Vuçiq.

Një mesazh për Edi Ramën

Kurse Edi Rama, i cili u vetëemërua “avokat” i Vuçiqit, duhet të ndihet pisk tani që “miku” i tij po sulmohet nga opozita e vet me po të njëjtat ide antishqiptare. Ndoshta tani ka ardhur koha që Rama ta kuptojë se nuk ka miqësi aty ku ka interesa nacionaliste të kahershme.

Të dashur lexues,

Të shpresosh sot tek opozita serbe është njësoj si të presësh që ujku të bëhet vegjetarian. Serbia ka nevojë për një transformim radikal, por ai nuk do të vijë as sot, as nesër. Shqiptarët duhet të përqendrohen tek e ardhmja e tyre, duke ndërprerë iluzionet dhe duke ndërtesa NJË shtet të fortë.

Lexo po ashtu:  Karikaturat e profetit/ “Çmendet” Kapexhiu, i kërcënohet Nanos: Unë të vras, po më preke gjënë e shenjtë!