Emisari për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter SORENSEN, sot raalizoi duke filluar vizitën e parë njohëse në Republikën e Kosovës, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Emisari Peter SORENSEN, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi, dhe kështu nuk do ti përsëritë gabimet e rënda e paraardhësit, duke praktikuar dy standarde për dy pakica. Duke praktikuar atë që kërkon Serbia për pakicën Serbe në Kosovë-ua mohon shqiptarëve në Serbi.

Duke mos u takuar, apo duke e harruar Krahinën shqiptare në Serbi. Duke mos patur kontak, duke mos e trajtuar e patur asnjë tretman dhe duke mos realizur bisedime me përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Kështu paraardhësit e emisarit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter SORENSEN, mbështetën me dy standarde në këtë rast mbështetën pakicën Serbe në Kosovë, por plotësisht harruan, duke lën pas dore shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,ku që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar REFERENDUM.

Emisari Peter SORENSEN, nuk do të përsërit gabimet e paraardhsëve dhe do të gjen kohë të takohet me Kryetar të Komunave, Kryesues të Kuvendeve, Këshilltarë Komunal të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, por edhe me Kryetarë të gjithë subjekteve politike në pozitë dhe në opozit edhe Shoqatat e ish-UÇPMB-ës.

Lexo po ashtu:  Ne tani po jetojmë në botën e oligarkëve

Emisari Peter SORENSEN, nuk do të përsërit gabime e paraardhësve dhe do të kërkon me ngulm, që nga Serbia, të kërkohet:

-Ndal spastrimin etnik-diskriminim përmes pasivizimit të adresave, në Krahinën shqiptare në Serbi,

-Kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit,

-Hap Universitetin në gjuhën Shqipe, të rregullohet me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë, Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror,

-Në respektimin e vullnetit plebishitar të kësaj Krahine, Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992, -Në Parlamentin e Serbisë, Krahina shqiptare në Serbi, dhe Krahina e Sanxhakut, të përfaqësohen me ulëse të rezervuara,

-Serbia, nuk është duke zbatuar amnistin e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është duke respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyrje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranura në biseda të shpeshta informative, jan keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur e kurdisur skenare për burgojes e arrestime,

Lexo po ashtu:  Poshtërimi ka memorialin e vet në Tiranë

-Serbia, jo nuk është duke e zbatuar Marrëveshjen e Konçulit, ku ka të bëjë me Policin Multietnike, sepse nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policin multietnike,

Emisari Peter SORENSEN, nuk do të përsërit gabime e paraardhësve dhe do të kërkon se Marrëveshja e Konçulit, do të duhej të rishikohet për plotësimin, e nxjerrjen e një konstatimi nga palët që është ndërmjetësuar, monitoruar e njëkohësisht ishin dhe mbesin garanatues të zbatimit të Marrëveshjes së Konçulit, si për:

I. Të gjitha forcat Serbe që janë të përqëndruara nëpër vendbanime e lokalitete të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të tërheqin nëpër kazerma, duke përfshi edhe heqjen e 48 minibazave në Zonën Tokësore të Sigurisë, pasi kemi militarizim të lartë në këtë Rajon, kjo është mos zbatim i Marrëveshjes së Konçulit,

II. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, kjo është shkelje e Marrëveshjes së Konçulit,

III. Policia Multietnike, do të duhej instaluar në përpjestim të popullatës, edhe në hierarkinë komanduese e zingjirin Komandues në Policin Multietnike, kjo është mos respektim i Marrëveshjes së Konçulit.

Lexo po ashtu:  Albini përballë hienave

Statusi politik i Krahinës shqiptare, nuk është zgjidhur ende,përkundër vullnetit të shprehur plebishitar të kësaj Krahine, Referendumit të datës 1 e 2 Mars 1992,dhe kryengritjes së armatosur UÇPMB-ës, që mbrojti pragun dhe idenetitin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit Emisari Peter SORENSEN, nuk do të duhej harruar Krahinën shqiptare në Serbi.

*Autor i vështrimit Refik HASANI      17 mars 2025