Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka bërë thirrje që liderët europianë të bojkotojnë paradën e 9 majit në Moskë, e cila celebron 80-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin. Nisur nga raportimet e mediave ruse, sipas të cilave ftesa u është dërguar edhe drejtuesve të vendeve si Sllovakia apo Serbia, Kallas ka vënë në dukje se:

Çdo pjesëmarrje në paradën e 9 majit në Moskë nuk do ta kalojë lehtë nga ana europiane, duke patur parasysh se Rusia po organizon një luftë tërësore në Europë

citohet të jetë shprehur Kallas në Luksemburg, pas një takimi të ministrave të Jashtëm.

Ajo ka theksuar se nisur edhe nga diskutimet e bërë në mbledhje, BE-ja:

Nuk dëshiron të shohë ndonjë anëtar potencial për në bllok që të bashkohet në festimet e Vladimir Putin

Përkundrazi, ajo ka shtuar se liderët europianë do të duhet të vizitojnë Kievin në atë ditë për të dëshmuar solidaritet. Mesazhi është qartazi për Beogradin zyrtar, sikurse për Milorad Dodik të Republikës Srpska që është nën sanksione.

Lexo po ashtu:  I dashur Atdhè, - nga Asdreni