Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Jemi në vitin 2024, pikërisht me 15 korrik, kurë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte refuzuar emërimin noter të Radomir Llabanit, gjyqtarit nga komuniteti serb i Gjykatës Kushtetuese, pas sugjerimit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Bazuar në informacionin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi”, thuhej në vendim. Shiko më poshtë vendimin:

Ndryshe, në vitin 2011, Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim. Gjatë vitit 2017, Serbia i ka dërguar vitin e kaluar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Lexo po ashtu:  – Uh! Evropë, ti kurva e motit! Që i re mohit, besës së Zotit! Po, á ky asht sheji i qytetnisë? Me da token e Shqypnisë, Për me mbajt klyshtë e Rusisë”

Para emërimit të tij si gjyqtar, gjatë periudhës së Presidnetit Thaci, 2011 – 2018, ai ka punuar si këshilltar i lartë juridik në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Për një periudhë të shkurtër, gjyqtari Laban po ashtu ka shërbyer si zëvendës i këshilltarit të parë juridik të Gjykatës Kushtetuese.

Në periudhën 2009 – 2011, Laban ka punuar si bashkëpunëtor i jashtëm i avokimit për mbrojtjen e të drejtave të individëve të cenueshëm në shoqëri.