Në një intervistë të gjatë dhënë për prestigjiozen britanike “Financial Times”, kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, teksa ka folur ndër të tjera për rëndësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjes për çështjen e emrit me Maqedoninë e Veriut, është ndalur edhe tek marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe problemet e pazgjidhura mes palëve, siç janë: kufijtë detarë, abrogimi i ligjit të luftës nga viti 1945 dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Tsipras ka deklaruar se ia ka bërë të qartë homologut shqiptar Edi Rama, se Tirana zyrtare duhet të mbrojë plotësisht të drejtat e minoritetit grek, pasi në të kundërt rruga e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian do të mbyllej. “Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut, Greqia  dhe unë personalisht do të mbështes një vendim të mundshëm në qershor për Shqipërinë për të filluar proceset e pranimit në BE, së bashku edhe Maqedoninë e Veriut. Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë”- është shprehur numri një i ekzekutivit grek.

Lexo po ashtu:  Deklarata ime po keqinterpretohet/ Bislimi vjen me sqarim publik: "Keqinterpretimet e dëmshme, qëllimkeqe dhe të turpshme, të sinkronizuara...

Tsipras ka shtuar se Greqia nuk dëshiron të marrë rolin e lektorit, duke treguar epërsi apo duke përcaktuar kushte të ngurta për vendet kandidate që presin çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, apo për shtetet e tjera aspirante të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, kreu i “Syriza”, ka theksuar se popujt e Ballkanit kanë nevojë për nxitje në funksion të realizimit të reformave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *