Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Donald Trump mbajti një fjalim gati një orë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku kritikoi ashpër organizatën, Evropën, migracionin dhe politikat klimatike. Ai e quajti OKB-në “joefektive”, duke e akuzuar se nuk ka ndaluar luftërat dhe se “financon një sulm ndaj vendeve perëndimore përmes ndihmës për migrantët”. Trump tha se emigracioni po shkatërron Evropën: “Vendet tuaja po shkojnë në ferr”, dhe akuzoi Britaninë se rrezikon të vendosë ligje sharia për shkak të “migracionit të pakontrolluar”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në fjalim ai sulmoi edhe politikat për energjinë e gjelbër, duke i quajtur “shumë të kushtueshme”, dhe e cilësoi ngrohjen globale si “mashtrimin më të madh në botë”. Trump madje pretendoi se “175 mijë europianë vdesin çdo vit nga vapa sepse nuk kanë mundësi të blejnë kondicionerë”.

Megjithatë, në fund ai dha një mesazh më të butë: “Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një planet të bukur e paqësor… një botë më të pasur, më të mirë dhe më të bukur se kurrë më parë. Kjo mund të ndodhë. Do të ndodhë”.

Reagimi i kryeministrit Jonas Gahr Støre ishte i prerë: “Ai tha mendime dhe pretendime me të cilat jam krejtësisht në kundërshtim dhe që i refuzoj fort”.

Sipas studiuesit të diplomacisë Iver Neumann, fjalimi i Trump-it është “një katastrofë për Norvegjinë”, pasi vendi e ndërton ndikimin e tij përmes organizatave ndërkombëtare, të cilat Trump po i minon. Ish-ambasadori Kåre Aas, në anën tjetër, mendon se Norvegjia dhe Evropa duhet të jenë pragmatike dhe të ruajnë marrëdhëniet me SHBA, pavarësisht kritikave.

Lexo po ashtu:  Lodrat e fundit me UÇK

Të dy ekspertët theksojnë se fjalimi ishte më shumë për audiencën e brendshme amerikane sesa për udhëheqësit botërorë. Neumann kërkon që Evropa të përgjigjet “me të njëjtën monedhë”, ndërsa Aas këshillon të “struken me dhëmbë e buzë” për të ruajtur garancinë amerikane të sigurisë./MekuliPress.com/