Mos lejoni që fjala “dashuri” të u’a definojë dashurinë tuaj

Dashuria është ndjenja më e fuqishme që qënja njerëzore mund ta provojë. Pse është kaq e vështirë ta gjesh dashurinë ? Kjo është e lehtë për t’u kuptuar, nëse e dini se fjala “dashuri” nuk është njejta gjë sikur se të qenurit i dashuruar.

Fjala “dashuri” është përdorur dhe abuzuar për shprehjen e disa llojeve të ndryshme të ndjenjave.

Fjala dashuri është përdorur si nje shprehje e ndjesisë për dikënd tjetër (të dua), por gjithashtu e shpreh edhe kënaqësinë (e dua çokollatën). Për ta bërë edhe më të komplikuar, fjala “dashuri” e shpreh gjithashtu edhe një virtyt njerëzor që është i mbështetur në dhembshuri, afeksion dhe mirësi. Kjo një gjendje e qënjes, e cila nuk ka të bëjë asgjë me dikë ose diçka tjetër jashtë vetes. Kjo është forma më pastërt e dashurisë.

Grekët e lashtë i kanë përdorur 7 fjalë për t’i definuar gjendjet e ndryshme të dashurisë:

Storge – ndjenjë natyrale, dashuria që e ndan me famijlen tuaj.
Philia – dashuria që keni për miqtë.
Eros – dëshira seksuale dhe erotike.
Agape – kjo është dashuria pa kushte, ose dashuria hyjnore.
Ludus – kjo është dashuria lozonjare, dashuri fëmijësh ose flirtimi.
Pragma – dashuria që zgjatë shumë. Dashuria e të martuarve.
Philautia – dashuria për veten.

Lexo po ashtu:  Shifra befasuese, shkencëtarët zbulojnë sa zogj ka në botë

Këto janë 7 llojet e ndryshme të ndjesisë. Dashuria që e ndjeni për partnerin nuk është e njejtë sikur dashuria që e ndjeni për nënën. Madje edhe dashuria për partnerin ndryshon me kohën. Ju ndjeni emocioni të ndryshme, për njerëz të ndryshëm, në situata të ndryshme. Por prap, ne e përdorim fjalën e njejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *