Në ditëlindjen e 63-të të heroit të popullit Zahir Pajaziti, kryeministri Albin Kurti së bashku me familjen e tij, kryetarin e Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqin dhe ministrin e Kulturës Hajrulla Çekun, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te varri i tij.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Zahiri është pararendës i luftës çlirimtare, veprimtar i jashtëzakonshëm dhe luftëtar i paepur që u bë sinonim i kushtrimit për lirinë, bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën”, u shpreh Kurti.
Ai kujtoi janarin e vitit 1997, kur Pajaziti ra heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë gjatë një përballjeje me forcat serbe, pasi kishte kryer një sërë aksionesh çlirimtare që i paraprinë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Zahir Pajaziti është frymëzim për ushtrinë e Kosovës, për forcat tona të sigurisë dhe për të gjithë ata që e mbrojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit tonë”, theksoi më tej kryeministri.
Ceremonia e homazheve u zhvillua në Podujevë, në prani të familjarëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe qytetarëve që nderuan figurën e një prej heronjve më të shquar të luftës për liri.
Lavdi Zahir Pajazitit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!




